Nga Laureta Petoshati
Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë,sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca [...]



