Kisha qene shume e vogel ne kohen kur kisha vizituar kullen e Dervish Aliut dhe tashme qe do ta rivizitoja kishin kaluar shume vite.Motivi i vizites ishin disa miq te mite gazetare, te ardhur nga Tirana.Ata me kerkuan te vizitonin fashatin ,pikerisht ne diten e festes se tij. Pak kohe para se ne qender te niste ceremonia, ndermorem udhetimin.Morem rrugen siper ne lagjen Mazo aty ku ndodhej kulla.se bashku me miqete e mi u ngjitem deri diku,por per dreq nuk dukej asgje. U ndjeva e turperuar sepse isha dhe udherrefyesja e rruges dhe nuk po i coja ne destinacion. U shpjegova se kishin kaluar shume kohe dhe ndoshta ajo ishte shembur.Ishte shembur? U pendova qe e mendova e le me qe e nxorra nga goa nje mendim te tille.

Pasi beme disa foto ne panoramen perreth , takova nje bashkefshatare i cili me adresoi nga te kaloja. I habitur ai me pyeti per motivin e vizites,pasi sipas tij nuk kishte ngelur asgje nga ajo qe donim te vizitonim . I tregva se donim thjesht te shikonim cfare kishte ngelur. Pas nje kthese te madhe para u shfaq nje porte e madhe prej druri , e shtyva fort , per nje moment nga kercitja e madhe vetja mu duk si personazh i librave te Kadarese. Hyme brenda te katert.Para syve na doli kulla dhe modeli i saj shume i vecante. Ngelem te shtangur, ishte shume bukur. Dyshemeja ishte vjeersuar , por gjithshka ishte magjepese.

Nuk e di kush ja vendosi ferren dhe e mbylli, por kuptova qe ajo ishte shume per fshatin tone. Nuk mund te shpreh dot se si jam ndier duke levizur neper ambjentet e brendshme te asaj ndertese , ndjeva te me levizte ne cdo dej gjak labi, gjak dukatasje. Ajo ndertese donte shume pak, nje pastrim te ambientit dhe mund te vizitohej jo vetem nga dukatas , por edhe nga turiste te cilet vizitojne cdo dite e me shume Vloren,Orikumin dhe pse jo Dukatin.

Vizitoret qe me shoqeronin menduan te benin nje shkrim pas rrefimit qe u bera per kullen dhe historie e saj dhe une gjithashtu. Shpresoj qe te mos bjere ne vesh te shurdher.Gjithekush te beje punen e vet. Une si bije e fshatit e ndjeva te moralshme te ngrija sadopak zerin per te arritur tek kryetari i bashkisee me pas ne institucionet e tjera perkatese.

Ajo qe duhet te besh per Dukatin i nderuar z. Kryetar , eshte qe ti japesh ngjyren e turizmit qe ajo meriton. Thuaju stop njerezve dshakeqes e te pandergjegjshem, per bukurite jo vetem natyrore, por edhe historia qe ka ky fshat.

Do te ndihesh shume mire ne karrigen qe drejton ne momentin qe do te besh dicka me vlere jo vetem si drejtues , por edhe si bir i kesaj lagjeje. Dukati nuk meriton te murezohet pa kriter sic ka nisur nje tendence e koheve te fundit. Si mund te le pa permendur Shkollen e Kuqe, kete djep te dijes se gjysherve dhe prinderve tane. Le te mirembajme ato cka jane treguar nga te paret tane dhe pa hezitim pranoj qe jane pjese e kultures sone,jane pse jo e historise jo vetem te historise por e gjithe vendit.

Aurora Allushaj

Gazeta Dukati