
Shembja e shkolles se vjeter, askush nuk merr masa
Si po zhduken rrenjet e djepit te dijes
E hapur qe ne fillim te viteve 1900, “Shkolla e kuqe” sicc quhet nga banoret e zones se Dukatit eshte nje nga me te hershmet ne rrethinat e qytetit te Vlores. E vendosur ne nje godine dy kateshe dhe e pozicionuar shume afer Parkut Kombetar te Llogarase ajo mund te jete pse jo pjese e turizmit historik te zones. Por edhe pse mban kaq shume vite ne krye dhe eshte shume e hershme askush nuk eshte kujtuar per te. Aq sa tashme muret e kesaj shkolle jane duke u shembur. eshte mahnitese per kedo qe e ka pare ne vitet kur ajo ka qene ne funksionim dhe e mbushur ccdo dite me nxenes te cilet edhe pse jo ne kushte jo te mira ekonomike dilnin te paret me mesime. Banoret e kesaj zone shprehin keqardhjen per shembjen e shkolles, por gjendja perjetohet me rende nga ata te cilet kane mesuar vete ne kete shkolle. Germadhes se mbetur po i zihet ccdo dite e me shume fryma nga ndertesa pa leje aq sa nuk mund te shihet me si me pare.
Historiku
Shkolla e kuqe e fshtatit Dukat te Vlores eshte ndertuar qe ne fillimet e viteve 1900. E perdorur si nje djep I dijes kjo shkolle ka nxjerre nga krahet e saj shume emra te njohur te muzikes, artit dhe politikes. Por askush nuk eshte kujtuar te hedhe syte aty ku ka nisur te mesoje ABC-ne. Per shume vite me radhe shkolla ka kaluar probleme, eshte djegur disa here rresht nga italianet dhe gjermanet dhe me pas eshte hapur prej tyre perseri si shkolle ku gjuha Shqipe ishte si sekondare ne programin mesimor. Ne vitet pasardhese shkolla ka funksionuar si e tille deri ne vitin 1993 dhe me pas eshte mbyllur. Aishe Lazemetaj mesuese ne kete shkolle per 20 vite me radhe tregon per “Reporterin” se ka qene e fundit qe eshte larguar nga shkolla. ”Nese nuk do te kisha dale ne pension s’do te isha larguar kurre nag ajo shkolle, une kam ikur e fundit nga godina”. “Nuk e di se si mund te lihet pas dore ajo shkolle aq e bukur ku perveccse historise qe mbart jane luajtur edhe disa filma shqiptare si “Ja vdekje ja liri” e te tjere” tregon ajo. “Duhen marre masa te menjehereshme per rikonstruksionin e kesaj godine” perfundon e ngazelluar ish mesuesja e kesaj shkolle.
Nxenesit
Ata qe kane mesuar ne godinen e shkolles e shikojne me nostalgji dhe keqardhje ccdo here qe kthehen ne fshat godinen gati te shembur te saj. Nxenesit e shkolles sot aktore, bizesmene, politikane, sportista e muzikante te shperndare ne te gjithe boten mbajne ne bagazhin e tyre dije dhe dituri te ngjizura ne muret e shkolles se kuqe. Jane Bircce Haskua, Hasan Alilaj, Ago Nezha, Velesin Pecculaj, Sokol Kushtaj etj ata qe e kane nisur rrugen e tyre te studimeve ne kete godine. Po jo vetem kaq jane edhe shume te tjere qe jane duke ngjitur me hapa galopante shkallet e karieres. Nderkohe qe mema e dijes, banka ku ata jane ulur per here te pare sot me shume se kurre ka nevoje per nje dore qe ti ktheje sadopak lavdine e humbur te dikurshme.
Aurora ALLUSHAJ




1 anëtarë që kanë komentuar " Reportazh/Ne godinen e shkolles ku jane luajtur disa filma shqiptare "
Merr kommente rss ose TrackbackNese harrojme nga vijme, nuk kemi ku te shkojme.
Dërgo Koment