Tiranë, 24 qershor 08
Do të doja të falënderoja me gjithë zemër dhe të vlerësoja lart iniciativën e marrë nga ideatorja e kësaj faqeje, Aurora Allushaj dhe bashkëpunëtorët e saj që po jetësojnë çdo ditë këtë websit, pasi gjithçka që bëhet në emër të Dukatit tonë, asnjëherë nuk është e mjaftueshme, asnjëherë nuk del jashtë kohe dhe asnjëherë nuk mund ta thotë dot thelbësisht se ç’vlerë është vërtetë Dukati ynë. Ndaj, një kontribut i tillë në këtë drejtim, është një gur me peshë në gjerdanin e krijuar nga brezat paraardhës për vendlindjen tonë.
Por, pse jo, kjo faqe interneti kushtuar Dukatit, do të na japë mundësinë neve, brezit disi të mesëm t’i tregojmë brezave pasardhës për Dukatin tonë, pasi ne, pavarësisht se sot mund të jemi larg tij, jemi shumë të afërt dhe kemi shumë njohuri mbi jetën e Dukatit, të prindërve tanë apo të gjyshërve e stërgjyshërve tanë, pra në një farë mënyre kemi një lidhje shpirtërore më të theksuar me Dukatin ku kemi lindur. Ne na takon të bëjmë një apel konkret, apo të lemë një gjurmë konkrete në brezat që do të vijnë. E duke mirëkuptuar më shumë se çdokush tjetër vështirësitë e këtij brezi, për shkak të lirshmërisë dhe ndoshta pak indiferencës së tyre të akumuluar nga mënyra e jetesës në një botë moderne, ne na takon t’u përshtatim atyre metodologjinë dhe mënyrën se si do t’u flasim për origjinën e tyre dhe se si duhet t’i bëjmë të ndihen krenar për këtë origjinë.
Mendoj se një web on – line është mënyra më e mirë, më transparente, më e drejtpërdrejtë, për të trokitur te gjeneratat e reja. Sigurisht, nuk është e vetmja.
Shumica e këtij brezi të ri, për ironi të fatit, kanë lindur në vende të ndryshme të botës dhe sigurisht që ndjesia e të qenit dukatas, tek ata duhet ushqyer, për të mos e humbur vazhdueshmërinë e traditës dhe brezave. Dhe, meqenëse, zhvillimi global i ditëve të sotme, tek rinia jonë, vjen i formatuar në fjalën e fundit të teknologjisë, pra në metodën dixhitale të komunikimit, me internet, atëherë kontributi i kësaj faqeje internet behët edhe më i rëndësishëm. Aksesi informatik do t’i ndihmojë ata të shuajnë kuriozitetin e të lexojnë më tepër për Dukatin tonë. Do t’i bëjë ata jo vetëm të jenë me kombësi shqiptare, ta quajnë vetën dukatas, por të ndihen thellësisht brenda tyre si të tillë, në zakone, traditë e krenari.
Duke theksuar këtë aspekt, aspak nuk dua të mohoj vlerat e pashtershme krijuese të shumë e shumë intelektualëve dukatas, përmes veprave letrare të shkruara prej tyre, përmes shkrimeve të ndryshme, përmes fjalës së tyre me peshë, kudo ku ata janë, përmes organizimeve të ndryshme në shoqata e të tjera grupime. Përkundrazi, do të dëshiroja që në këtë faqe interneti të përfshiheshin shumë e shumë prej këtyre krijimeve, librave, titujve, emrave, etj, apo informacion mbi gjithçka të bërë nga dora e mendja e ndritur e tyre. Kjo pasuri, që mban vulën e tyre, do të ishte një bazë shumë e sigurt edhe në suksesin e asaj çka synon kjo faqe.
Së dyti, jam e bindur se kjo faqe do të na japë të gjithë ne dukatasve mundësinë të shprehim diçka më shumë për fshatin tonë, na jep mundësinë të rikujtojmë fëmijërinë, por edhe shumë çaste të tjera tonat pranë njerëzve më të dashur, me të cilët sot jemi larg. Do të na japë mundësinë të shprehim mirënjohjen për ata njerëz që ndoshta s’kemi mundur t’ua themi këtë gjë në sy, për njëmijë e një arsye objektive, por më tepër për shkak se jeta na ka larguar fizikisht nga ai vend.
Gjithashtu, do të doja që kjo faqe interneti të ishte edhe një zë i fuqishëm, i konsoliduar, i mirë argumentuar, profesional dhe i bazuar mbi informacion të saktë, mbi çdo nevojë apo problematikë mbi Dukatin. Pra, zëri kritik ndaj të gjitha instancave politike, shoqërore, sociale e kulturore, nuk duhet të reshtë dhe mungojë asnjë herë në këtë faqe, sa herë që Dukati të ketë nevojë për këtë gjë.
Në këtë sipërmarrje shumë të përgjegjshme dhe një sfide shumë të madhe të Aurorës, shpreh bindjen dhe besimin e madh se do të bashkëngjitet çdo dukatas, pa dallim moshe, arsimimi, profesioni, apo vendi ku jetojnë sot nëpër botë dukatas. Duke menduar se shpreh të njëjtin mendim me ta, do të nënvizoja se në nisma të tilla, të lira, jashtë çdo lloj paragjykimi, ka vend për të gjithë. Madje edhe për këdo vlonjate, lab a më gjerë, për çdo shqiptar.
Edhe njëherë, suksese dhe inkurajim në rrugën e nisur, duke i premtuar Aurorës, mikeshës sime shumë të mirë, se do të ketë gjithë mbështetjen dhe ndihmën time në çdo aspekt!
Punë të mbarë!




8 anëtarë që kanë komentuar " Mirënjohje dhe inkurajim për ideatorët e Web-it të Dukatit "
Merr kommente rss ose TrackbackMe vjen mire qe Dukati ka nxjerre nje vajze si ty Inxhi. Faleminderit per urimet dhe mbi te gjitha faleminderit per mbeshtetjen. ne te gjithe jemi krenare qe nje vajze dukatase na perfaqeson duke punuar ne institucionin me te larte shteteror, ne kryeministri. Faleminderit mikja ime!
Paska vënd dhe për mua këtu më duket
I uroj Aurorës suksese në punën që ka nisur. E di shumë mirë që do të harxhosh shumë nga koha jote e lirë, që do shumë mund e punë të azhornosh gjithnjë një faqe interneti online, por kjo nuk krahasohet me kënaqësinë që do ti dhurosh gjithë dukatasve, sidomos atyre që janë larg vendit të tyre. Uroj vetëm që ky themel që është hedhur të vazhdoj të ndërtohet edhe me ndihmën e çmuar të dukatasve të tjerë, ndihmë e cila mendoj se Aurorës do ti bënte shumë punë.
PERGEZIME LALE KE KRIJUAR NJE GJE SHUM TE BUKUR BRAVOOO
Me pelqen si inisiative. Pershendetje te sinqerta.
pershendetje aurora, mu be shume qejfi kur rastesisht u ndesha ne sitin tend, qe eshte i te gjith ne dukatasve. do mundohem te te ndimoj sa me shume qe te jete e mundur per ta mbajtur sa me te axhornuar. eshte i ndertuar shume bukur, me te vertet bravo.
julian petro kazheli
Ju falenderoj te gjitheve per komentet dhe mbeshtetjen tuaj dhe ju ftoj qe ta cojme perpara kete sit.
Urime per Saitin qe ke krijuar per Fshatin tone Dukat.!Gure Gure behet Kalaja… Fshati jone i ka themelet Shume te thella dhe puna juaj per te ndertuar Nje Kala nepermjet Rrjetit Elektronike eshte Ide e Shkelqyer dhe FrutDhenese.Urime Dhe Suksese.
Faleminderit te gjitheve per komentet! Dhe me bhet qejfi qe ne kete sit aktivizohen njerez qe krenohet Dukati si Z.Lavdosh Ferruni.Kontributi i tij per zonen tone po duket me shume se kurre aktualisht me “luften” qe po ben per mos ndertimin e “paneleve me ere” per prodhimin e energjine elektrike
Dërgo Koment