Ėshtė qyteti antik mė i mbrojtur, sepse ėshtė nė hapėsirėn e paprekur tė Pasha Limanit. Kėtu janė bėrė luftėra historike mes trupave tė Pompeut dhe Ēezarit, qė vinin nga pėrtej, njė borxh qė 16 shekuj mė vonė Gjedik Ahmet Pasha, ia ktheu latinėve, kur e pushtoi blic Otranton. I pakapshėm pėr turistėt, sepse ėshtė nėn mbrojtjen e ushtrisė, qyteti ėshtė njė nga vendet mė interesante nė almanakėt e turizmit historik shqiptar.
Me Adnand Agastrėn, kapitenin e Rangut tė Dytė, kemi rėnė dakord tė mbarojmė shpejt. Njė ditė mė vonė do tė jetė nė udhėtim. Ndaj, nė hapėsirėn e pamatė tė Pasha Limanit, tė dy nxitojmė. Ai pėr ikje. Ndėrsa ne, pas shpjegimit qė na bėn shefi i shtabit tė Pasha Limanit pėr nėndetėset, nė kėrkim tė njė emocioni historik. Tre muaj mė parė, nė postbllokun e parė tė Bazės sė Vlorės, mė kot, jemi munduar tė bindim oficerin e rojės pėr tė vizituar Orikumin, qytetin e vjetėr antik. “Duhet leje”, na ka thėnė oficeri thatė dhe pastaj, pa asnjė ‘arsye’ ėshtė larguar. Leja nuk ėshtė gjendur. Qytetin e arkivuam nė kujtesė. Asnjėherė nuk e kemi kuptuar sepse qyteti duhej tė mbyllej kėshtu. Vetėm se, historia gjithmonė e ka fshehur Orikumin. Pas luftėrave tė shumta tė Pompeut me Ēezarin, pėr kėtė vend, flitet pak fare pak. Thjesht si vend traziti. Arkeologu i parė qė e vizitoi kėtė vend ishte Karl Paēi. Shumė larg. Ai vuri re gjurmėt e njė rruge tė qytetit tė vjetėr, qė zbriste me shkallė faqet e kodrės nė njė gjatėsi 27 metra dhe gjerėsi 2,40 metra,duke kaluar anas shtėpive me dhoma tė gdhendura po nė shkėmb. Ashtu, ėshtė edhe para syve tanė, pak minuta mė vonė, gjithēka e bardhė dhe e ngjitur me shkėmbin.
Dikur
Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 ushtarė nė anije transporti, pėr tė kaluar Adriatikun nė anėn e ngushtė. Pėr fat brenda njė dite e gjithė flota e kaloi Otranton, ndihmuar nga njė erė fatlume. Ai zbarkoi mė 5 janar tė vitit 48 p.Kr. nė njė breg tė quajtur Paleste nė tokėn e fisit Kaon tė Germinėve. Pa humbur kohė, Ēezari u nis nė krye tė ushtrisė pėr nė Orik, duke iu ngjitur gjatė natės malit “nėpėr njė shteg tė ngushtė dhe tė vėshtirė”. Pranė qafės sė Llogorasė, barinjtė vendas edhe sot tregojnė njė shesh qė quhet qafa e Qezarit… Nė mėngjes, ushtria e tij, u shfaq para mureve tė kėshtjellės sė Orikut, e cila mbrohej nga njė garnizon i pėrbėrė nga ushtarė parthinė dhe banorė vendas, tė komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati.
Njėsoj si ne, nė kėtė qerthull, nxitet tė ecė dhe shoferi ynė. Ka dėgjuar Orikumin, por asgjė mė shumė. Kohė mė parė i jemi afruar njėherė sė bashku nga Kisha e Marmiroit. Nga tutje, nėpėr ca vende tė zhveshura, gjurmėt e Orikumit kanė qenė tė pakta. Rrugės sė pakėt nga nėndetėset, nė qendėr tė Pashait, shkėmbejmė me Adnandin historitė tona. Shumė herė nuk pėrkojnė. Diku afėr Palasės zbarkoi Ēezari nė luftėrat civilo romake. Njeriu, qė e bėri tė njohur nė kujtime kėtė qytet. Por sot, qyteti brenda kėsaj zonė ushtarake nuk thotė shumė. Pak njohuritė qė shkėmbejmė me Adnandin na mjaftojnė qė tė orientohemi pėr simbiozėn e qytetit me bazėn. Kalojmė disa magazina, ndėrsa mjerimi i Pasha Limanit, duket nė zbrazėtinė e pamėshirshme tė mjediseve dhe nė mungesėn e personelit. Duket se koha ka fashitur gjithēka. Kėtu ka qenė kjo…, vazhdon oficeri, ndėrsa me shumė kujdes mundohet tė na tregojė disa mina tė vjetra dhe ndėrtesa qė janė shkrumbuar nga viti i tmerrshėm i vitit 1997. Derisa shfaqet ai. Qyteti antik i Orikumit gjendet nė fund tė gjirit tė Vlorės, pranė portit tė sotėm tė ushtarak tė Orikumit. Tradicionalisht mbahet si qendėr e themeluar nga kolonialistėt Eubeas, qė u kthyen nga lufta e Trojės, por nė tė vėrtetė duhet tė jetė themeluar nga Apolonia pėr tė kontrolluar guroret e Akrokerauneve, thuhet nė literaturėn historike. Prej tyre merreshin blloqet gėlqerore dhe kolonat pėr ndėrtimet monumentale. Mė e madhja ėshtė gurorja e Gramės, nė bregun perėndimor tė gadishullit tė Karaburunit, ku detarėt qė strehoheshin gjatė shtrėngatave, kanė skalitur dhe mijėra mbishkrime.
Nė burimet historike, Orikumi pėrmendet pėrciptas, me pėrjashtim tė pėrshkrimeve tė luftimeve, qė zhvilluan forcat e Ēezarit me ato tė Pompeut, rreth kėtij qyteti nė vitet 49-48 para Krishtit. Pak muaj mė parė, kemi parė ndoshta nekropolin e qytetit, por bagėtia dhe mos-njerėzia, na kanė bindur se qyteti ėshtė i paarritshėm. Tė vetmit, disa kuaj tė azdisur, qė qėndronin tė patrazuar andej, kanė qenė edhe justifikimi i paktė i vendit tė braktisur. Tre km nga Orikumi, kisha e vogėl e Marmiros nė njė kodėr tė ulėt, futur nė disa ferrishte, ku kulmojnė njė ferrnajė me cazė si shtiza, ka qenė kėnaqėsia jonė e pakėt. Qė andej kemi admiruar mė kot, njė qytet, qė e kishim parė vetėm nė foto. Njėsoj, Edward Lear kaloi disa kohė qė kėndej nė Dukat, atėbotė quajtur si Dukates, nė udhėtimin e tij nė Shqipėri mė tetor tė vitit 1848. Pastaj kapi Qafėn e Llogorasė. Llogoraja ėshtė Park Kombėtar dhe ndoshta ėshtė mė i bukuri nė bregdetin Adriatik (e kanė pėrcėlluar shqiptarėt pas viteve 2000). Ėshtė terreni, ku ndėrsa qėndrojmė nė qytetin antik, oficeri na shpjegon se Qafa ėshtė rreth 1055 m e lartė dhe nga kėtu duket Korfuzi. “5 km poshtė nė anėn tjetėr ėshtė fshati Palasa. Qė andej erdhi ai”, na thotė krenar?!
Vetė qyteti
Por ndėrsa gjendemi nė qytet, ai ėshtė zhgėnjyes me fotot, qė kemi parė. Ngrihet mbi njė kodėr tė ulėt shkėmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, qė lidhte detin me lagunėn. Vėzhgimet dhe kėrkimet arkeologjike kanė vėrtetuar qenien e njė muri rrethues, i cili pėrmendet edhe nga Ēezari. Monumenti mė i njohur ėshtė teatri, i cili ėshtė hapur gjatė gėrmimeve arkeologjike tė vitit 1958. Shkallaret e tij janė gdhendur nė shkėmb, ndėrsa orkestra me diametėr 10 metra, pėrbėn njė rindėrtim tė periudhės romake. Aty pėrveē shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorė. Kėta ta tregon pareti i lartė i saj. Ka kullesa tė mira. Pėrpara teatrit ėshtė gėrmuar dhe njė altar, i cili lidhet me njė tempull ende tė pazbuluar, duke lėnė tė kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit.
Zona e banuar shtrihej mbi teatėr; edhe banesat ishin kryesisht tė gdhendur mbi shkėmb. Njė pjesė e rrugėve, gjithashtu ėshtė gdhendur nė formė shkallėsh. Pjesa mė e ruajtur ka gjatėsi 17 m, gjerėsi 2,4 m dhe ka 27 shkallė. Vendosja paralele e rrugėve dėshmon pėr zbatimin urbanistik hipodamik. Porti i qytetit siē e pėrmend Ēezari, ka qenė nga ana e lagunės, ku dallohen dhe muret nėn nivelin e detit. Kjo dėshmon se gjatė shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nėn ujė, si edhe mbushja me aluvione e portit.
Oriku dhe nė kohėn romake luajti rolin e njė stacioni nė rrugėn antike tė Akrokerauneve. Nė periudhėn bizantine, siē tregojnė rindėrtimet nė muret rrethuese, ai u rifortifikua, pėrmend profesor Neritan Ceka, nė librin e tij “Kėshtjellat ilire”. Nė vitin 1958, aty ka gėrmuar me sukses Dhimosten Budina. U zbulua teatri i qytetit me shkallaren e gdhendur nė shkėmb. Skena e thellė dėshmonte qė teatri kishte qenė rindėrtuar nė periudhėn romake dhe ishte pėrshtatur dhe pėr gladiatorė. Njė mbishkrim greqisht i shekullit tė I dėshmonte se punimet ishin paguar nga njė romak i pasur nga familja e Atikėve, qė njihej si pėrkrahėse arti. Oriku humbet, por u rindėrtua nė shekullin e VI m.Kr nė kohėn e dyndjeve sllave.. Ushtaraku nxiton, por njohuritė e tij nuk na ndihmojnė pėr ndonjė gjė mė shumė. Shiu po afrohet. Era nuk rresht.
Fshatarėt
Era nuk i bezdis ata. Madje, mė mirė nga tė gjithė e kanė gjetur fshatarėt. Disa bagėti i kanė lėnė qė tė kullosin nė atė qė dikur ka qenė qyteti i famshėm. Nuk i trazon askush. “I kemi lėnė fshatarėt, janė pjesė e bazės. Kanė qenė dhe do tė jenė. Kjo bazė ka qenė njėsoj si shtėpia pėr ta, mė sqaron ushtaraku, duke justifikuar lirinė e tyre. Nė fakt, kujtimi mė i kaluar pėr bazėn ka qenė kur bariu, qė e interpreton Kadri Roshi, i thotė njė fshatari tjetėr nė filmin “Ballė pėr Ballė”, se po na marrin bazėn. Pėr sa i pėrket ushtarėve, ata janė gjithmonė zhgėnjyes pėr emrin e bazės. Kafshėt qė baresin tutje na hedhin sytė. Janė tė vendosura tutje shkallareve dhe kullosin tė patrazuara. Duket si njė vend mitik. Kullosin pa bari. Diku duhet tė jetė dhe ai, bariu, mbase tutje rrethimit. Por kafshėt, qė mund t’i shkojnė mė shumė njė kurbani nė teatrin e qytetit, nuk trazohen. Ndoshta njė shpresė e madhe e banorėve do tė jetė kur qyteti antik t’i shpėtojė rrethimit tė bazės, njė pėrpjekje qė tash janė duke e bėrė instancat shqiptare tė turizmi, pėr t’i shtuar atraksioneve tė tyre dhe njė pikė. Por ka kohė, qė flitet dhe deri mė tash asgjė. “Do tė bėhet”, mė thotė oficeri, qė tash nxiton vėrtetė.
Nė periudhėn e pushtimit osman, Oriku shėrbeu si bazė e flotės sė vezirit Gjedik Ahmet Pasha, qė duke u nisur nga Gjiri i Vlorės sulmoi dhe pushtoi Otranton. Qė nga ajo kohė vjen dhe emri Pasha Liman, qė nė turqisht do tė thotė Pasha Liman… Shoferi tash ėshtė i kėnaqur, ndėrsa sytė i mbesin larg nė format e pėrkryera tė teatrit dhe nė paretet e tij. Por i pėlqejnė bash kullonjėset. Gjithēka i duket e arrirė dhe e pėrkryer. Por, jo shiut. Kurse, Adnani e ka gjetur arsyen, qė duhet tė ikim, ndėrsa ne baresim drejt fundit tė shkallareve tė mbetura nė shkėmb.
Nė fund tė tyre duhet tė largohemi. Rrėshqasim pak. Ka njė bardhėsi Orikumi, qė tė dorėzon. Ka njė madhėshti qė pret tė hapet. Ka njė histori qė pak dihet. Janė ditėt e dimrit tė vitit 2007.
Ben Andoni : Revista Mapo





Ska anëtarë që kanë komentuar " Oriku, Qyteti i gdhendur nė shkėmb "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment