Nga Aurora Allushaj

 

Keshilli i Ministrave emeroi tre dite me pare  Hasan Halilin si prefekt te qarkut te Vlores. Prej kohesh kjo prefekture kishte qendruar pa drejtues per faktin se ish prefekti Xhevahir Rexhepi humbi tragjikisht jeten pak muaj me pare ne nje aksident me makine ne afersi te kryeqytetit. Duke pare dhe mungesen per nje kohe te gjate ne krye te prefektures se Vlores, nderkohe qe intensiteti i punes po shtohej perdite, diten e djeshme Keshilli i Ministrave emeroi Hasan Halilin ne kete post, duke zevendesuar edhe te ndjerin Rexhepi. Halili ka mbajtur edhe detyren e ministrit te Bujqesise gjate mandatit te pare te Partise Demokratike pas viteve 1990, nderkohe qe ka kandiduar ne qytetin e Kukesit dhe per postin e kryetarit te bashkise, por qe nuk ka mundur te dale fitues.  Fitores se Hasan Halilit i gezohet jo vetem rrethi qe frekuenton por edhe fshati Dukat, pasi ai eshte nje nga personalitetet qe ka nxjerre kjo zona. Sigurisht qe Halili me bekgraundin qe ka fituar nag eksperienca e tij do te beje te mundur qe jo vetem Vlora por edhe Dukati te zhvillohen me tej.