Nga Mexhit kokalari
Sikurse dihet: Krahina e Labërisë shtrihet në anën e majtë të lumit Vjosa.
Gjatë studimeve që janë bërë lidhur me meloditë e shqipëtarëve, këngët e veriut me ato të jugut kanë një ndryshim themelor.
Ndërsa shqipëtarët e veriut kanë këngë solo (vetëm), në toskëri kanë këngë polifonike (korale). Këto të dytat janë më të reja nga meloditë e shqipëtarëve të veriut. Sipas professor Eqerem Cabej: melodia solo tek shqiptarët e veriut është një shprehje simbolike e banesave të vetmuara, ndërsa këngët polifonike (shoqërore) në Toskëri janë shprehje të shoqërisë, të kolektivit. Këtë ndryshim e pasqyrojnë qartë meloditë popullore. Në Toskëri meloditë e shqipëtarëve ndahen në dy pjesë:
Ata të lindjes dhe ata të verilindjes në anën e djethtë të lumit Vjosa të quajtur Toskë dhe ata që banojnë në në anën e majtë të lumit Vjosa të quajtur Labë.
Në melodinë toske qofshin të natyrës lirike ose epike, kanë atmosferë që përhapet prej tyre me lirizëm të butë. Edhe në këngët epike janë të përshkruara prej një brendie lirike, që ndjehet më shumë e zgjatur. Kjo ndjehet edhe kur këngët kërcehen me valle, (me disa ndryshime vendore) port ë gjitha na paraqiten si variacione të së njëjtit trung. Vlen të përmendet tek kënga toske dh emënyra e të kënduarit e popullsisë came edhe pse nuk janë në afërsi kontakti me njëri tjetrin. Këtu duket sikur fiset labe janë future si pykë midis tyre. Lidhur me këngën labe profesor Eqerem Qabej del me përshtypje se atje gjen një mall të ashpër dhe një shpirt heroik.
Ato krijojnë atmosferë epike. Epika është fryma e labit. Këngët më të dashura të labit janë këngët ë trimave, ndërsa vallja tek ata është vallja luftarake, kurse kënga e dashurisë është vrazhdësisht realiste.
Është karakteristike: Që asnjë popull nuk e krahason vajzën e bukur me trimin dhe me paisjet e tij luftarake si në Labëri.
Nga folklori I kësaj krahine:
“Hape derën qëne e qënit.
Se më rahu der e shkëmbit
Moj leshverdha dega dega
Si palla që mban Gjoleka
Me zinxhir e me xhufeta…
Po vjen mikja mopatit
Tundet si Dervish Dukati
Dhe Dërvishi të kish qënë
Do rinë të bëjnë kuvëndë …
Zenel gjoleka trim i vjetër
Nga Kuci I kurveleshit
Dervish Dukati dhe ky trim
Nga Dukati I Vlorës.
Sipas professor Eqerem CabeJ: Këngët labe quhen këngë barinjsh luftëtarë” dhe lidhet muzikisht me jetën baritore. Përshtypja akustike që krijon kënga labe mund të krahasohet me tingullin e kumborëve të bagëtive. Sikurse tingulli I rëndë dhe I thellë I këmborëve të deshve të bagëtive, zgjedhja e të cilëve në të kumbuar ka rëndësi për bariun. Ajo dallohet prej kumbimit të përgjithshëm të zileve të shumta e të zakonëshme të dhenve. Kështu shquan tek kënga labe: Zëri I atij që ia merr dhe zëri më I thellë I dredhur si kumbore I atij që ia kthen këngës, nga kori I këngëtarëve të tjerë që rrjedh I plotë dhe monoton I gjerë janë ata që ia mbushin , (që mbajnë iso).
Ky popull barinjsh (shton Cabej) e ka krijuar këngën e vetë duke mbajtur e duke mbështetur (pa ditur) në zërin e dashur e të zakonshëm të kumborëve. Këtë duhet ta vërtetojë edhe gjuha, meqë për një këngë që u këndua mirë thuhet se:
“Vate si kumborë”
*Eqerem Cabej: “Shqipëtarët ,midis perëndimit dhe lindjes ” fq 55




Ska anëtarë që kanë komentuar " Gjeneza e këngëve labe sipas Eqerem Çabejt "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment