Nga Gezim Llojdia

 Katundet jugore pas tunelit te Ujit te Ftohte per nga bukuria jane pjese e nje magjistrali te perbere prej nje kurore diademash.Nje toke e bute, qe mbane te gjitha stinet brenda si dhe vete aty ka ardhur e eshte sendertuar bukuria ne permasat me te mira nga ku mund te konceptohen,lartesi malesh: Per kengen e zogjve,thoshte Naimi:-Tek kendon thelleza me gaz dhe zogu me deshire….Nje malesi me ngrehina te vjetra ku katundi i Tragjasit te dikurshem shtrihej atje,pellembe e dores eshte e madhe, per sa me tej deti eshte i kurthuar i tere ne nje pasqyre qe vezullon e shperndan rreze andej ketej. Qe nga siper malit dhe teposhte fusha,nen hije te rrapit ku vershojne ujerat. Ujerat rrjedhin. Ujerat shkoqur flasin per levizjen filozofike e kulluar.Vijme nga lindja.Zbresim ne perendim.Shtepia e origjines :eshte Lindja.Shtepia e fundit :perendimi.Kush mundet ta ndaloj vershimin e ujrave ne perendim ? Nga Naimi kemi kete fraze vargezimi:” …Ujrat,po burojne dhe vene tuke kenduar…Ujerat pluskuar te ftohte nen hije te rrapit ne Tragjase.Nje hotel madheshtor ,banesa te konceptuara si vila,me peme e kopshtije,lokale me ndricim dhe rrugicat qe kane nevoje per tu ribere.Katundi i Tragjasit ka fqinje Dukatin. Shtrihet ne rreze te Lungares, mbi burimin e Izvorit. Gjurme te vendbanimit te lashte jane gjetur ne kodren qe quhet qyteza e Sofes, njihen edhe disa tuma ilire. Rrenojat e disa ndertimeve jane ne shekullin e IV-II p.e.r. E njohur me emrat Tregas, Dragjat, Tregasaj kjo pike bente pjese ne qendrat e fortifikuara te Gjiut te Vlores ne antikitet dhe lidhej me Orikumin. Fshati i vjeter, qe ndodhej ne nje koder te larte me ne perendim te Tragjasit te sotem u shkaterrua nga vershimi osman. U popullua ne shekullin e XVI, permendet kalaja e Gjon BOCARIT. Oriku i hershem eshte me tej,rreth 20 km nga Aulona rruga ecen neper asfalt ku cdo automobile i ri shket ne te nuk ecen eshte si pasqyra,zifti zi.Duke u hedhur ne Orikumne te majten tende eshte kthesa qe nuk shikon nga deti,me fytyre nga mali.Andej eshte Tragjasi Sipas mendimit tim,dy jane analizat etimologjike per Tragjasin,qe jane komplemente te njeri tjetrit qe te cojne ne prejardhjen e ketij emri.

 

Analiza etimologjike e pare : Tragjas = (1) Te + (2) Ra + (3) gjaja + (4) ne pjese eshte kryer nga A. Gega

 

ka nje analize merfilli te shume shqytrimevev te ketij emerimi deri edhe tek Iliret tragjasa ishin blektore te zote ne mbareshtrimin e gjese se gjalle,cjepeve dhe dhive dhe , se ata ne periudhen e pranveres benin kurban cjapin (rit pagan) qe kryhet ne te gjithe vendet e Laberise nje porte e kesaj eshte Tragjasi,porta e madhe e hapur,e mikepritjes e malit, e bukurise, e fushes, e stineve te ngrohta.Une jam nje udhetar, qe kam ndaluar aty ose me ca pelegrine vizitore te huaj, qe duan te shikojne vendin e zbarkimit anglez.Ka toponime qe mi treguan vete vendalinjte si lisat e ushtareve apo lisi i xha Saliut,ndersa isha duke rremuar neper arkiva e libra historik gjeta faktin se treva e Dukatit ka qene vendi i pyeve me shumellojshmeri druresh ;dihet historikisht ajo ajo lende drusore ka furnizuar Europen,Raguzianet dhe venedikasit e kane shfrytezuar barbarisht lenden e drurit si pishen,vidhin,lisin,valanidhin per ndertimin e galerave raguziane gondolave venedikase,anijeve me vela godinat e ndryshme.Dihet historikisht se me ngulitjen e heleneve se ne Orik,ne vitin 519 p.e.r. ata filluan ndertimin e anijeve ne sheshin e Karavit duke perdorur pishen e Llogarait ,gje per te cilen une e besoj se ehste pikerishte ashtu sic shprehet historiani.Nje fakt me te spikatur tregon se ky katund ka pasur rreth 300 shtepi nekoehn e okupacionit te fundit Shkolla shqipe i perket viti viti 1909,ardhjen e Ismail Qemalit,nga lufta e dyte e perbotdhme kete fshate e kane cilesuar Stalingrade,ndoense ka pasur atdhedashuri dhe patriotizem termat jane shtremberuar qellimisht se krahas disa heronjeve te luftes se fundit qe duhen vlersuar seriozisht ka nxjerre edhe figura si avokat Skender Muco,por qe shume rralle emrin e tij e ndesh sot ne buletinet apo perkujtimet e fshatit kur fjala bie per liri,ndonese avokati u vra nga nazistet.

 

Vrasjet ne veren e vitit 44 nga nazistet

 

Ftohtesia e akullt e bresherive te nazisteve, rrefen studjuesi Fahri Shaska,rrembeu nen trajektorien e zjarrit tre zemra shqiptaresh,qe rrezoheshin befasishte nen dheun e tokes se tyre.Edhe fshati cuditerishte quhej Bubullime,ishte ne Myzeqe te Lushnjes.Dhe ishte vetem 10 gushti i vitit te luftes 1944. Emrat e personave te rrezuar, te mbuluar nga gjaku ishin:Avokati Skender Muco,arkeologu i pare shqiptar Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.Dhe koha e priti kohen ne heshtje.Emrat e tre personave ,qe i rrembeu plumbi i nazisteve mbeten pervec kujtese se se ate afermeve nen shigjetimin armiq,por se te kujt kjo ’slypjes shume mend per te kerkuar.

 

E kam pritur me tere interes rrefimin dhe te dhenat, qe ruante arkivi i studjuesit Fahri Shaska per veprimtarin e nje arkeologu shqiptar.Diplomuar si i ketill ne nje nga universitetet e botes se perendimit.Atje ku era e shkences kishte vite qe frynte ne drejtim te mbare.Mirepo kush ishte arkeologu i pare shqiptare, qe mbante njje titull Doktor i arkelologjise ,emri i te cilit,u fsheh turperisht, deri sa kaq shume pritje te mjere erdhi,dritesimi i kesaj faqeje te medias per ti sjellur ndricimin.Fahri Shaska shenon.Yzeir Ismaili ka lindur ne fshatin e Vlores,me emrin Tragjas.Vitlindja reghjistrohet diku aty nga vitri 1903.Por cili ishte shkollimi ne vitet e epare te arsimimit te kesaj figure te panjohur deri me sot nga arkeologjia. shkencore.Nderkohe duke kerkuar rrugetimin drejt shkences Yzeiri ka udhetuar me tej drejt Bolonjes qytetit per te vijuar studimet dhe per ti perfunduar ato. Yzeir Ismaili(Alimerko) kohelindja 1903

 

Rrefehet nga zoti Shaska ky detaj i rendesishem.Ne minieren e Selenices eshte gjetur nje statuj prej floriri,maket deleje.Kishte permasa te vogla.Italianet e marrin dhe e nisin menjehere drejt shtetit te tyre pertej kanalit te Otrantos.Drejtori i muzeut beri nje proteste te fuqishme.I kerkoi qeverise, qe te nderhynte ne menyre urgjente per te kthyer figuren e grabitur.Ndersa konsullates italiane i tha se kjo statutje duhej te rikthehej ne qytetin e tij ne muzen e arkeologjise.Ndonese ai kishte studjuar ne shtetin fqinje nuk ju dorezua kthetrave te vetmise,Yzeiri nuk reshte te kerkonte prane autoriteteve statujen e grabitur,qe ishte derguar pertej ketij vendi ndonese ishte zbuluar ne nentoken e tij. Aty nga viti 1939,kryesisht ne muajin prill,kohe ne te cilen fashistet e pertej ketij deti pushtuan vendin,ai organizoi nje rezistence sa do te vogel.Keshtu arrestohet dhe lirohet vetem pas 3 muajsh.Pas nderhyrjes fashiste ne vendin tone,Yzeirin e degdisen larg.E njihnin aftesit dhe te dhenat dokumentare qe ruante profesioni i tij duke e derguar ne Korce me emermin drejtor i liceut te Korces,ndersa nga te dhenat qe kemi ndertesa e muezut ne qytetin e detit bastiset dhe vidhet Ne zhegun e veres te vitit ‘44,arestohen ne Bubulime te Lushnjes nga nazistet.Duhet te kete qene datat 10 gusht.Ishin avokat Skender Mucua,Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini si dhe Jaup Xhezo.N.Aliu dhe dy pjestare te familjes Yzeiri.E bija e Yzeirit quhej Serrie, ndersa e ema Salibeja.Perse mbriten ne Lushnje, ndersa bresherit e ftohta te nazisteve i shtrine perdhe?Ata gjendeshin kohe me pare ne zonen e Karaburinit.Keshtu shqyrtohet pikerisht ne rrefimin e tyre.Nje nendetese e vogel mbrinte ne ate zone pothuajse cdo te marte.Ate fillim gushti nendetsja kishte sjellur nje mesazh te gjeneralit te Mesdheut i cili kishte shkruar per disa kushte per zbarkimin e aleateve ne ate zone jugore te vendit.Skender Mucua ishte perfaqesuesi i BK prane aleateve.Nendetesja e vogel do te merrte dhe nje persona me mbiemrin Frasheri per te zbritur nee Kajro ku do te fliste per luften.Ata vendosen te udhetonin drejt kryeqendres se vendit per tu konsultuar me Mithat FrasherinNazistet i pushktuan te tre nacionalistet ne fshatin Bubullime pikerishte ne daten 10 gushte mes zhegut te veres te vititi 44.Nderkaq zbardhet edhe fati i te bijes se arkelogut dhe te emes se tij, pra Serries dhe Salibes.Ato i internuan larg vendit diku ne shtetin austriak ndoshta ne Vjene .Arkeologu Ismaili dhe dy te tjeret mes tyre avokati Muco ndonese u pushkatuan nga nazistet nuk u njohen asnjeher si deshmore meqe nuk ishin ne rradhet e forcave partizane.

 

Orikumi

 

Nje ure qe nuk ndan dete,por nje perrua per tu hedhur ne Orikum dhe ndersa je mes dilemes aty per ne Llogara dmth ne te majt ose drejt xhades se perendimit te perflakur.Orikumi eshte bashkia e vendit me resurse turistike me te medha,Vlora mund te quhet fare e vogel perpara parajses Orikum i gjithe bregu jugor dhe lokalet me ndricim vezullonjese i perkasin kesaj bashkie.I gjithe deti dhe plazhet ,tokat dhe ndertimet i perkasin serish kesaj bashkie.Ndertesa e te ciles eshte ne qender te qytetit te vogel qe po zgjerohet shume shpejt.Lagjia e pare e qytetit ka qene e ruseve qe mbriten aty ne kohen e miqesise ,ndersa ne Pashaliman ne rrenojat e sotme te Orikut ishin rezidencat e marines kur ne bregedet u shfaqen shpende uji prej metali gjigand me vrojtues.Ishin te famshmet dhe te vetmet e ketij lloji qe kur historia e vendit njihte rendesin e tyre.Vete ruset ndertuan banesat prej druri ne Orikum,ndersa ne baze punet oficeret rus filluan te drejtonin shpendet sebashku me oficeret shqiptare.Po te dalesh aty ku sot jane shkembinjte e gdhendur te orikut dhe tejposhte teatri i nje kohe hershmerie eshte sic e pershkruan Kadare.I gjithe gjiu i mbyllur eshte ne nje forme tepsie,ndersa deti duket gri,bregu shkembor i karaburunit dhe hija gri e tij.Bashkia e qytetit ka hapur sezonin ne javen e pare te muajit maj.Ardhja ne kete vend te benen te kujtosh nje cope historie me ruset.Ikja e nendetesve apo sic tregojne ne kohen e regjimity ardhja e nje nnendetese ruse fshehurazi.E gjithe flota flinte diten nediell.Mirepo si ka kapuar ne mezokanal kur atje pergjonin dragaminat.thuhet se ka qene nje ushtar sherbimi qe ka pare dhe ka raportuar apo ka pyetur me qartazi,ka gje nendetese ne gji dhe pergjigja ka qenen mohuese,athereq eshte pare se nje shpend ujor i stermadh kishte hyre befasisht ne gjirrin e Vlores.Ndersa treimerit qe tregohen si ja punuan jane si dyfeke pas dasme.Do te ishte mire qe ndersa ata shpende i hengeri ndryshku njera prej tyre te ishte nje ndonje muze edhe te natyres ,kjo jo per nostalgji por per te treguyar nje periudhe kohore te nje sistemi .Pashalimai sot eshte bze ushatarke dhe brenda tij gjendet edhe qyteti i Orikut.Orimkumi i sotem eshte perber nga banore te ishfermes qe u mbyll me rrezimin e sistemit.Ka edhe te ardhur,banesat ereja dhe nje rruge e shtuar me zifte te zi pozicionoin nje qytet qe po ngrihet ne gjirrin e Vlores,shume nga apartamentet e reja kodome e komfort jane blere nga ardhesit por edhe te huaj.Te jetosh ne gjirrin e Vlores do te thote te jesh ne “prerin e mbretit”.Vera eshte stina me e bukur, me e zhurmshme,me e pazakonte , me e shtrenjte edhe me cmime,me vezullonjese nga ndricimi,me e populluar se kurre ,kur katerfishohet atje qyteti,takohen njerez te shume vendeve, te shume zonave, te shume qyteteve,pra eshte nje nje qytet babilon dhe krejt bregdeti ku flasin gjithfare gjuthesh qe nga vendasje tek greqishtja,italishtja,anglishtja,frengjishtja.Keshtu i ka takuar te jete kesaj toke, stina e veres.Dhe eshte zot mbreti -deti, qe i afron i mbane i ushqene, por te gjitha keto ne nje stine te vetme, ne stinen e veres ndodh ky pike-takimi.Bashkia e Orikumit kryetar Kanan Braho i PD.Nga uebsajti i bashkise gjewografia dhe historia jane keshtu:Akrokeraunet si emer vjen nga lashtesia dhe do te thote: “Malet e Vetetimes”. Maja me e larte eshte maja e Koret me 826.2 m dhe me ne veri te saj eshte maja e Bitret me 687 m mbi nivelin e detit, e me poshte ne drejtim te veriut eshte maj e Hilqes 732.9 m. Gjatesia e Karaburunit eshte gati 15 km. Pjesa perendimore eshte pothuajse e zxhveshur dhe me kullota te rralla. Vete ka formen e nje gishti te stermadh dore te drejtuar nga perendimi. Ne veri perendim eshte Kepi i Gjuhezes, pika me perendimore e gjithe Shqiperise. Ne kep gjendet shpella me e madhe detare e vendit tone, qe njihet me emrin e Haxhi Alise. Ne karaburun gjendet mermer, i cili eshte perdorur qysh ne lashtesi. Ne pjesen lindore te Karaburunit mbas luftes se Dyte Boterore eshte hapur nje rruge automobilistike pergjate bregut te detit. Ne Shen Jan e Shen Vasil, Bristan,(gjire te vegjel) ndodhen bankina per ankorimin e jahteve. Direkt ne jug te qytetit ngrihen malet e Rimit. Lartesia e tyre arrin deri 149.9 m mbi nivelin e detit me majen e Shen Iliut. Para saj dhe direkt mbi liqen ngrihet maja e Sinan Dukes me 817 m mbi nivelin e detit dhe me ne jug maja e Kollovockes 1277. 8 m. Duke vazhduar rrugen ne kete drejtim vijne me rradhe Shtrunga e Ngurte me 1238 m, maja e Hiles me 1318 m, maja e Valit me 1363 m dhe maja Hilkushes me 1371 m. Mbas majes se Shen Iliut vjen duke u ulur lartesia e vargmalit me majen e Gjipalit me 1446 m mbi nivelin e detit dhe majen e Thanasit me 1352, 8 m, qafa e Llogarait me 1025 m. Ne krahun lindor duken malet e Tragjasit dhe te Dukatit, te cilat ndajne zonen, nga krahina e Lumit te Vlores dhe te Laberise. Pjesa perendimore, qe bie thike mbi det e shpetet e malave te Rimit, quhet Ana e Detit, ndersa pjesa veriore e tyre quhet rreza e Kanalit. Qafa e Llogarase eshte kufiri ujendares i detit Adriatik me detin Jon. Gjithe zona ka kullota dimerore dhe verore per bagatine. Pjesa veriore e maleve qe bien thike mbi fushen e Dukatit, jane te geryera nga perrenjte e vegjel, te cilet kane krijuar brazda dhe depozita qe jane karakteristike per gjithe zonen e jugut. Ana e detit ka gjire te vogla e te vetmuara, me uje te paster e te kthjellet, ku ne thellesi duket uji i detit me guret dhe zhavorret. Ne pjesen lindore , rreth 20 km nga qyteti Orik, lartesohen malet e Tragjasit me 1182 m mbi nivelin e detit, me majen e Vejave dhe vazhdon ne jug me majen e Mellezes, 1281 m mbi nivelin e detit. Maja e malit vazhdimisht mban debore dhe eshte e pasur ne pyje e kafshe te egra te rralla. Klima eshte subtropikale mesdhetare, por ka edhe vende te vecanta me mikro klima ku nderthuren klima kontinentale me ate tropikale mesdhetare. Prane njera-tjetres ndodhen nenzonat klimaterike mesdhetare fushore, mesdhetare kontinentale paramalore dhe mesdhetare malore. Vendet historike jane teper te degjuara dhe te famshme per legjendat apo emrat qe mbajne. Qafa e Qesarit e ka marre emrin nga perandori i famshem i Perandorise Romake, Jul Cesarit, i cili ka kaluar me ushtrine e tij per tu ndeshur nje tjeter me nje tjeter perandor te famshem te Perandorise Romake, Pompeun. Te njohura per historine e tyre jane dhe Qafa e Llogarase dhe ajo e Shen Gjergjit. Monumente natyrore qe ndodhen ne zonen perreth Orikut, perbejne pjesen me te madhe te inventarit te monumenteve natyrore te te gjithe Vlores. Ato jane: Pisha Flamur ne Qafen e Llogarase, e cila nga ererat ka marre formen e nje flamuri ne valevitje, rrepet e Tragjasit, qe jane me kurore te madhe shekullore. Jane propozuar per t’u shpallur monumente natyrore: Flora dhe fauna e zones eshte e pasur dhe dallohet ne shumellojshmeri dhe specie te rralla. Kushtet klimaterike te zones, kane bere te mundur qe te zhvillohet nje bimesi e gjere, e shumellojshme, e kultivueshme dhe natyrore. Kushtet ekologjike, krijone mundesi per kultivimin e shume bimeve bujqesore, si: perime, drithera, kultura foragjere etj. Po ne kete zone zhvillohen shume mire edhe drufrutore te zones mesdhetare, si: agrumet, (portokallet, limonat, mandarinat) dhe ullinjte. Gjithashtu vreshtaria ze nje vend paresor ne pershtatje me kushtet e siperpermendura. Mjaft interesante eshte bimesia natyrore. Rriten nje sere bimesh barishtore dhe eterovajore qe sherbejne ne mjeksine popullore dhe farmaceutike. Keto bime gjenden qe ne pjesen e ulet fushore deri ne kodrat e malet e larta. Ne zonen e shkurreve ka shume bime drusore me vlera te larta per mjeksine ne teresi, sepse prej tyre merren frytet ose lulet qe kane shume vlera kurative. Mbi keta drure, shtrihet zona e valanidhit dhe e perrallit. Ne lartesine 800 m mbi nivelin e detit shtrihet zona e dushkut, qe eshte mjaft interesante, sepse pershkon gjithe luginen me gjatesi nga qafa e Mazharit ne Kasavall, ne Bidosh, mbi Dukat dhe harkon mbi Dukatin e Ri deri ne Bristan. Mbi kete rrip ne lartesi shtrihet zona e pishes dhe e bredhit, e cila gjendet dendur ne Llogara. Kurse kullotat subalpine i gjejme ne Vastak mbi Barcalla dhe ne majen e Cikes e ne malat e Rimit. Fauna e pasur me kafshe, si: sorkadhja, derri i eger, ujku, cakalli, dhelpra, lepuri i eger, po ashtu edhe eritrofauna mjaft interesante nga toka dhe ujrat ku dallohen: qukapiku, harabeli, mellenja, laraska, zhgaba, skifteri, petriti, thellezat, pellumbat e eger dhe shapkat ose shpata, i shtojne me shume vlera turistike zones. Ne gji jo rralle shfaqen dhe delfinet e Mesdheut. Nga gropa e Vasos ne anen veriore te malit te Rimit e deri ne malin e Cikes shtrihen nje pjese e pyllezuar qe eshte pjese e parkut Kombetar te Llogarait e mbushur me bredh dhe me pishe te larte, qe mund te jete edhe 100 vjecare. Ne kete zone rritet dhe bushi dhe shtogu, si dhe pemet qe hasen ne zonat e tjera, por me rralle. Pyll me vecori specifike eshte ai i Gjinevait prej mbi 400 ha, i veshur me druret e valanidhit. Per te arire ne Orikum ka cilat jane rrugwt:Rruge detare nga Trieste, Ancona, Bari, Brindisi, Otranto etj, per Durres dhe Vlore me traget. Cmimet duke filluar € 35. Rruge ajrore nga aeroportet kryesore Italiane cmimet duke filluar nga € 90. Rruge tokesore duhet te besh doganen ne portin e Vlores, duke shkuar me pas ne drejtim te jugut.

 

 

 

 

Marre nga gazeta “Koha Jone”, E Merkure, 10 Shtator 2008