Nga Sulo Brahimaj
Ne kete shkrim me duhet te them disa fjale per punen e njeri tjetrit, vecanerisht ne kete fillim shekulli te vrullshem zhvillimi. Aq me teper, e kam fjalen per ata qe shkruajne,te cilet japin nje kontribut te vleresueshem qofte per te kaluaren apo te sotmen. Kjo per faktin se prinderit tane nuk kane pasur shkolle dhe per rrjedhoje nuk na kane lene gje te shkruar.Per te mbushur kete boshllek,del detyre qe njerzit e shkolluar , me shkrimet e tyre te bejne dicka te mire per fshatin qe i lindi dhe i rriti.
Prandaj mendoj se per keta njerez duhet te tregojme respekt te vecante sic jane: Axhem Capo,Sherif Tava, Skender Hasko, Ago Nezha,Mustafa Hoxha e ndonje tjeter, te cilet me shkrimet e tyre kane dhene dicka te vlefshme per dukatin e njerezit e tij. Pamvaresisht se ne ndonje rast mund te kene pasaktesi ose joobjektivitet , qe kerkojne permiresim te metejshem nga autoret sic po ndodh me “Enciklopedine e Dukatit” qe zoti Axhem Capo po e permireson per te dale nje veper me vlere.
Une e vleresoj kete autor, sepse shkroi i pari per fshatin tone dhe se ne teresi shkrimet e tij zene nje volum prej afro 4000 faqesh.Ne vitin 1956-1957 Axhemi punonte topograf ne qytetin e Patosit ku jepte koordinatat e shpimit te puseve te naftes, Me kujtohet se ne ate kohe ai ne tavolinen e punes se tij kishte nje ditar te vecante per Dukatin.Nha kjo besoj se pasioni i tij per te shkruar per Dukatin dhe njerezit e tij ka qene i hershem.
Sot fshati yne ka nje armate me kuadro te lartenga te gjitha specialitetet dhe mund te bejne shume me teper nga shkrimet e tyre duke kerkuar nga nje doreshkrim per cdo fis. Levrimi i ketyre shkrimeve nga autore dukatas , me siguri do te arrihet qe ne te ardhmen te shkruhet me gjere per te vertetat e Dukatit dhe dukatasve. Shtoj se ne shkrimet per njeri tjetrin duhet te jemi modest dhe te sakte,sepse sic thone “Fjalet i merr era, kurse e shkruara mbetet”. Dhe mendoj keto shkrime koha do ti gjykoje . Mendoj gjithashtu qe tu largohemi xhelozive apo pasioneve ideore partiake. Nga kjo duhet te bejme me shume per njeri tjetrin me qellim qe vlerat ekonomike qe ka fshati yne qe nga Bishti i Gjuhes deri ne qafene Llogorait te administrohet nga te gjithe dukatasit ngado e kuo qofshin ata.
Marre nga gazeta “Dukati”




Ska anëtarë që kanë komentuar " Te vlersojme punen e njeri tjetrit "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment