
Lindita Cela, gazeta Shekulli
“Mullinjete me ere”
Vendimi: 95 746 ha pyje hiqen nga fondi kombetar dhe cregjistrohen nga kadastra. Urdhri I Kryeministrit prek Llogarane, Palasen, Karaburunin. Rreth 100 mije hektare pyje e kullota, do te preken per realizimin e projekteve italiane, per prodhim te energjise nepermjet eres. Do te jete pikerisht pjesa me e bukur e bregdetit shqiptar qe do te behet kurban per projektet e prezantuara si gjigante nga investitoret italiane. Megjithese marrevjeshja eshte zyrtarizuar dje gjate vizites se Kryeministrit italian ne Shqiperi, qeveria shqiptare ka marre kete vendim muaj me pare. Eshte pikerisht vendimi i Keshillit te Ministrave, me Nr.1146, date 5.8.2008, qe ben me dije, jo vetem shpyllezimin e Parkut Kombetar te Llogarase, Palases dhe Karaburunit, por edhe investitorin e parkur energjitik. Keshtu, ne baze te ketij vendimi te marre rreth 3 muaj me pare, firmes “Enpower Albania”, kompania meme e se ciles ndodhet ne Sicili te Italise, i eshte dhene perdorimi i ngastrave pyjore.
Vendimi
Kryeministri italian, Silivio Berluskoni, i ka dhene bekimin parkut energjitik ne Jug te vendit. Marreveshjet e nenshkruara gjate dites se djeshme, duket se jane epilogu i nje sere vendimesh dhe marreveshjesh qe kane nisur qe ne janar te ketij viti per ndertimin e nje parku ne zonen
e Radhimes dhe Karaburunit, park i cili do te kete si burim energjie eren. Te pakten, kete le te besosh edhe vendimi i marre nga Kryeministri Sali Berisha, me 5 gusht te ketij viti. Vendimi i Kryeministrit Berisha argumenton se 95. 746 ha do te perdoren per vendosjen e anemometrave te
nenstacioneve per infrastrukturen lidhese elektrike, per aerogjeneratoret, shtyllat e tensionit te larte, si dhe per rruget lidhese me aerogjeneratoret. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, propozimi per kalimin e kesaj siperfaqeje nen perdorimin e “Enpower Albania”, eshte bere nga Ministria e Ekonomise dhe ajo e Mjedisit. Ndersa me 5 gusht te vitit 2008, Sali Berisha ka vendosur kalimin e kesaj siperfaqeje pyjesh nga fondi pyjor dhe kullosor kombetar dhe te cregjistrohen nga zeri kadastral, pyll dhe kullota. Siperfaqja qe do te shpyllezohet per ndertimin e parkut energjitik, perfshin zonat e Brinjat, e Fshes -Karaburun, Kume-Shashice, Ana e Detit-Palase, parku Pyjor Llogara, Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashice, Shashice-Gumenice, Ana e Detit. Nepermjet ketij vendimi, Kryeministri Berisha i jep te drejte firmes qe te nderhyje ne te gjithe kete siperfaqe pyjore qe, deri me 5 gusht te vitit 2008, konsiderohej Park Kombetar. I vetmi sanksion per firmen qe do te kryeje punimet, jane dy radhe ne piken 3 te ketij vendimi. “Enpower Albania” sh.p.k., brenda 2 vjeteve nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi, te permiresoje 93 ha, si dhe te pyllezoje 4 ha me pyje, sipas ngastrave te percaktuara nga drejtoria perkatese e sherbimit pyjor”,-thuhet ne vendimin e dates 05.08. 2008. Per te kenaqur miqte italiane, Kryeministri Berisha nuk nguron te firmose edhe nje vendim qe prek parkun me te bukur kombetar, sic eshte ai i Llogarase.




Ska anëtarë që kanë komentuar " Berisha shkatërron Parkun Kombëtar të Llogarasë "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment