Ne përfaqësues të Shoqatës Dukati dhe Krysise se saj të mbledhur sot në datë 21 Dhjetor 2008 në Fushë-Dukat për arësye se:

 

  • Qeverisja qendrore prej vitesh ka ka injoruar të drejtën absolutisht legjitime të pronësisë në tërë territorin e zonës. Njohja dhe kthimi i pronave është bllokuar me porosi të veçantë;

  • Është shkelur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sipas të cilës prona private njihet ajo që fitohet me blerje, me dhurim apo me trashëgimni, dhe kur dokumentohet qartë se institucioni i trashëgimnisë në Dukat është qindra vjeçar;

  • Qeveria jo vetëm ka injoruar të drejtën shekullore të pronës në Dukat, por në mënyrë të papërgjegjshme, madje antikombëtare ka marrë disa vendime që ja kalon në pronësi tokat e Dukatasve në Karaburun një kompanie të huaj;

 

Të indinjuar nga vendimmarrja e gabuar dhe e formës së grabitjes së pastër të tokave të Dukatsve në emër të gjithë Komunitetit të Dukatit deklarojmë se nuk njohim asnjë vendim të Qeverisë që tjetërson apo jep në përdorim të tretëve pronat e Dukatit.

Për të zgjidhur në mënyrë kushtetuese problemet e mbajtura peng me pronën në Dukat Kërkojmë:

  • Të anullohet menjëherë vendimi i Qeverisë Nr.1146, datë 5.8.2008 “Për heqjen e disa ngastrave nga fondi pyjor dhe kullosor, që do të përdoren për vendosjen e anemometrave, të nënstacioneve, për infrastrukturën lidhëse elektrike, për aerogjeneratorët, shtyllat e tensionit të lartë, si dhe për rrugët lidhëse me aerogjeneratorët”, sipas të cilit 95.7 ha kullota e pyll, nga Karaburuni, Ana e detit e Parku i Llogorasë dhe deri në Tragjas e Shashicë i kalojnë kompanisë Siçiliane;

  • Bashkia e Orikumit të krijoj një grup me specialistë dhe me përfaqësues të fiseve pronarë të Karaburunit dhe në vazhdim të territorreve të tjera të zonës dhe të hartoj hartat e pronarëve shekullor Dukatas me dhe pa letra, të vërtetuara katërcipërisht që janë të trashëguara ndër breza. Mbi bazën e këtyre hartave në bashkëpunim me të gjithë pronarët Dukatas të plotësohet dokumetacioni i nevojshem për tja paraqitur Komisionit të Kthimit të Pronave i cili më pas do bëj paisjen e pronarëve me kartën e pronësisë.

Nëpërmjet kësaj deklarate shprehim mbështetjen tonë të plotë për qëndrimin e Komunës së Lukovës dhe kryetarit të saj z. Vladimit Kumi, ndaj veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë që nëpërmjet gjoja të projekteve të zhvillimit jo vetëm injorojnë pronarët legjitim Niviciotë, por edhe tentojnë grabitjen e tokave të tyre gjithashtu shekullore si dhe Dukatasit.

 

Per Shoqaten Dukati

Neki Haskocela - n/kryetar

Lavdosh ferruni - antar kryese dega Tirane

 P.S:JU LUTEMI TE GJITHE BANOREVE TE ZONES TE BASHKOHEN ME NE PER PADREJTESINE QE PO I BEHET LUGINES SE DUKATIT.