Qetësori: Me 30 mijë euro përfundoj hotelin në Orikum

Aurora ALLUSHAJ

Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Kështu prezantohet ne startin e programit Big Brother 33 vjecari nga Dukati, Qetsor Ferruni. Ka jetuar për 3 vjet në Itali dhe tashmë është kthyer për gjithmonë në vendlindje. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo dhe I fortë për tu bërë ballë sfidave të shtëpisë Big Brother. Qetsori tregon se ka bërë një kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Kështu përshkruhet për Top Channel Qetsor Ferrunaj. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi në Dukat dhe Vlorë dhe shprehet se është shumë I lidhur me vendlindjen e tij, Dukatin. Arsyeja më e madhe që e ka shtyrë për të marrë pjes në këtë edicion të Big Brother është hoteli I tij akoma I papërfunduar, dhe për ta kompletuar i duhen 30 mijë Euro. Qetësori është një lexues I mirë dhe i pëlqen Viktor Hygonë. Ai është I martuar dhe ka një djalë por dëshiron të ketë 3 fëmijë. Bashkëshortja e tij është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Natën e mbrëmshme Qetësori është prezantuar mjaft mirë dhe ka nisur tashmë maratonën e ditëve të mbyllura në shtëpinë e Big Brother Albania.