Nga Lirim NEZHA
Ideja e publikimit te ketij shkrimi me lindi teksa po ndiqja debatin e celur keto dite ne media lidhur me demshperblimin e atyre qe vuajten persekucionin komunist. Nje debat qe,per hi rte se vertetes me duket pa sens dhe shperthim emocional i paduruar i pinjolleve te komunizmit dhe i trashegimtareve te denje te tyre. Ndaj permes ketij shkrimi do te doja tu beja te ditur te gjithe atyre qe, nje pjese te te persekutuarve te regjimit komunist te Enver Hoxhes,i quajne kolaboracioniste. Si per ta ilustruar kundershtine e forte ndaj ketyre zerave te paskrupullt,po bej publike disa te dhena mbi opozicionin e bashkefshatareve te mi.
Ndonese pergjate ketyre viteve te demokracise eshte folur e shkruar per Dukatin ,permes bijve te tij intelektuale,si nje prej fshatrave me te medhenj e me nacionaliste te Shqiperise,gjithsesi eshte thene pak per opozicionin dhe raportet e tij me komunizmin ne segmentin kohor prej 45 vjetesh.
Vuajtjet e ketij fshati martir nen regjimin e eger dictatorial,nuk kane te sosur e nuk mund te perfshihen brenda kornizave te nje shkrimi te destinuar per shtyp.Do te duhen njerez te guximshem e pa komplekse qe natyrisht nuk do t’i perkasin ketij brezit te sotem,qe do te duhet te shkruajne volume te tera per te hedhur drite mbi mizorite e pafundme te 45 vjeteve nen cizmen e kuqe.Une,nepermjet ketij shkrimi,do te perpiqem qe te mos perserit ato cka jane thene dhe shkruar ne histori,port e bej te ditura per lexuesit pikerisht ato fakte te cilat i kane anashkaluar te tjeret,me ose pa qellim,madje qe i kane anashkaluar edhe autoret e disa librave qe jane botuar se fundit per treven e Dukatit.
I gjithe kalvari i vuajtjeve te Dukatit dhe dukatasve nen komunizem e ka zanafillen e vet ne ato pak ore ndjellakeqe te agimit te 30 Nentorit 1943,kur brigadat partizane u perpoqen te nenshtronin dukatasit “kokeforte “ me forcen e armeve.Por nuk qe e thene qe t’u ecte ate dite.Bandat e kuqe te Hysni Kapos,Mehmet Shehut,Shefqet Pecit ,Muhamet Prodanit e shume te tjereve u detyruan te terhiqen me turp duke lene pas nje lume gjaku,gjak shqiptaresh qe u derdh pa asnje motiv,per hi rte kapricove kriminale te terrorit te kuq.Ne ato pak ore lufte mes shqiptaresh u vrane plot 25 bij nenash,17 partizane dhe 8 dukatas te zgjuar tmerrisht nga gjumi.Per kete lufte vellavrasese qe u “pagezua” me emrin “Lufta e Dukatit”nuk do te zgjatem sepse eshte nje teme qe e kam trajtuar dhe here te tjera,por edhe per arsyen se nuk eshte ky motive i ketij shkrimi.E rendesishme per te motivuar kete shkrim eshte ajo cka ndodhi me dukatasit pas kesaj dite macabre e qe vazhdoi deri ne vitin’91 kur zgjedhen e rende te komunizmit e flakem njehere e pergjithmone nga shpinat tona te krrusura,packa se hijet e tyre ogurzeza vazhdojne ten a ndjekin edhe sot,ndryshe nuk do te ishte e nevojshme qe t’i shkruaja keto radhe.
Persekucioni do te niste menjehere sapo erdhen ne pushtet fitimtaret e prej ketij persekucioni aq me pak mund te bente perjashtim Dukati dhe dukatasit.Menjehere filloi hakmarrja mizore ndaj krereve opzitare,nacionalisteve dhe familjeve te tyre.Nisen arrestimet e bujshme dhe gjuetia e shtrigave ndaj te gjithe atyre qe ishin konsideruar si kundershtare politike gjate luftes.Keshtu,u arrestuan dhe u denuan me vdekje kreret e “Ballit Kombetar”,Maliq Koshena,Hamdi Gjoni e Sinan Hamiti.Tmerri qe mbollen komunistet me ardhjen e tyre ne pushtet bente te dridhej edhe foshnja ne barkun e nenes.Ngado,bashke me propaganden e tyre famekeqe,mbollen edhe friken se askush nuk do t’i shpetonte asaj qe vetequhej drejtesia popullore e qe nuk kishte asgje te perbashket me drejtesine.Sigurimi i shtetit mobilizoi te gjithe informatoret kunder reaksionit evident dhe potent ne Dukat.Kesisoj dukatasit,qe sigurisht nuk kishin qene pro komunizmit por me se shumti opozitare me te,nuk mund te ndiheshin te sigurte.Ne cdo cast i priste arrestimi duke j’u paraqitur shkaqe nga me banalet.Ishte kjo dhune dhe ky terror qe ne vend t’i tulatte burrat me ne ze te Dukatit,ngjalli edhe me shume zemerimin e tyre,nxiti edhe me shume reaksionin qe edhe vetiu nuk ishte i paket.Ishte ky presion i ushtruar mbi ta qe i nxiti dukatasit te organizoheshin ne grupe antikomuniste dhe te hidheshin ne veprim kunder klikes se sapoardhur ne pushtet.Por komunistet dalengadale po i forconin pozitat e tyre dhe nuk ishte me e lehte t’u dilje ballazi si me 1943-in.Ne keto kushte nuk ngelej rruge tjeter pervec ikjes nga ky ferr ku gjithsesi do te linin te afermit,jeten dhe pronat e tyre per te cilat i kishin dale aq ballazi kunder ideologjise komuniste.Pervec arratisjeve te menjehershme te pasluftes te disa krereve intelektuale si Azem Shehu e ndonje tjeter,do te vinte arratisja proverbiale e dukatasve me 1949-en e cila ishte nje goditje per pushtetin ne fuqi,ndonese jo e atyre permasave sic do te ishte kryengritja e deshtuar organizuar Brenda burgut te Vlores pak kohe me pare.
Dukati ka ndoshta numrin me te madh te viktimave te komunizmit ne raport me popullsine.Vetem te vrare gjate “Luftes se Dukatit” dhe te pushkatuar pas saj jane 16 vete ,bij te nenave dukatase.Atehere,si mund te ishte Dukati me komunizmin kur rrale ndonje familje ngeli pa u prekur nga persekutimi?Po aq sa jane te vraret dhe te pushkatuarit,jane edhe te arratisur nga vendi per t’i shpetuar lincimit,plot 16 vete.Vala e eger e internimeve perzuri nga shtepite e tyre 11 familje nderkohe qe u shpallen kulake pa asnje lloj te drejte 13 familje te tjera,pa permendur presionet qe u beheshin njerezve per t’u bere informatore te sigurimit te shtetit.E te gjitha keto vetem e vetem per ta mposhtur kete keshtjelle qe per fatin e tyre te keq u kishte ngelur pa marre.Ndonese pushteti komunist u ul kembekryq edhe ne Dukat sin e tere Shqiperine,nuk mundi dot ta vere perfund.Sepse Dukati dhe dukatasit nuk mund te dashuronin ate qe e urrenin.Nuk mund ta donin ate regjim qe ua hoqi pronat per t’i bere shteterore,qe ua mori bagetite per te qene me pas te te gjitheve dhe te askujt,qe ua mbylli gojen…Me falni!Gojen nuk ua mbylli dot.Vetem se nuk duruan dot se foluri kunder atij regjimi,jane denuar me burgime te gjata per motive te pastra politike 72 dukatas dhe dukatase.Nje numer record qe pot e guxosh te mbledhesh te gjitha vitet e burgimit,do te dali nje shifer shume shekullore.Ata vuajten ferrin e burgjeve te komunizmit duke i lene femijet pa buke “nen kujdesin ateror te Partise” per vite e vite me radhe.
Gjate gjithe periudhes se diktatures regjimi u perpoq qe ta percante Dukatin ne nje menyre te tille qe ta manipulonte dhe ta sundonte me lehte.Ndoshta edhe ja ka arritur ne nje fare mase qellimit ne periudha te caktuara kur thika e varferise kishte shkuar ne kocke dhe lufta e klasave arrinte kulmet e veta.Por kurre nuk arriti synimin final per tan dare e shperbere ne ate fare feje sic dinin te benin vetem ata.Edhe komunistet dukatas qe i besuan,i sherbyen dhe u zhgenjyen prej tij,ngelen dukatas,te burrerise dhe te beses.Dukatasit kane qene gjithmone bashke per ceshtje te medha qe rrezikonin ekzistencen e tij.
Keshtu pra,pavaresisht akuzave per kolaboracionizem,ata kane qene vetem nacionaliste dhe sit e tille kane dashur vendin e tyre me shume se gjithcka tjeter.Ata punojne te gjithe se bashku per fshatin e tyre me emer te madh,qe ai te ngelet sic ka qene ne shekuj,fshat i traditave me te mira,i beses,i burrerise,i mikpritjes e i trimerise.




Ska anëtarë që kanë komentuar " Dukati, opozicioni dhe persekutimi "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment