Nga Lirim Nezha
Shoqatat ambientaliste jane grupime njerezish,qellimi i te cileve eshte mbrojtja e mjedisit nga invazioni industrial qe shkakton ndotje,te cfaredolloj. Misioni I tyre eshte ne me te shumten e rasteve ne sensin e kundert me industrializimin,edhe pse ky I fundit eshte po kaq I rendesishem per zhvillimin ekonomik te nje vendi,e madje,I pare me syrin e nje ekonomisti shume me I rendesishem krahasuar me demin qe I shkakton mjedisit. Gjithsesi iniciativa e ketyre njerezve duhet pershendetur si nje ndermarrje fisnike ne mbrojtje te natyres,kur me te vertete eshte e tille.
Pikerisht kete perpiqet ten a binde se eshte duke bere edhe “Aleanca per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores”.Ky grupim ,I cili ndihet financiarisht I fuqishem teksa prej kohesh propagandon me force dhe me te gjitha mjetet,kunder financimeve te medha si TEC-I,Petrolifera apo AMBO,paradoksalisht po ndihet I brishte ne mbeshtetjen e vet popullore. Ata kane qene dhe vazhdojne te jene mjaft agresive ne mesazhet e tyre pa fund per te terhequr pas vetes sa me shume njerez,kane bere nje fushate propogandistike intensive deri edhe me botime te posacme sic ishte gzeta “Vlora ne rrezik”.Prtej kohesh lexuesi I shtypit eshte perballur me shkrime te ndryshme te perfaqesuesve kryesore te kesaj aleance si Ardian Klosi,Lavdosh Ferruni,Sazan Guri etj.Muret jane mbushur gjithandej me parrulla te tipit “AMBO OUT”.Ngado spote,reklama dhe publicitet megafonesh,e megjithate dikur u ndie e vetme e tani edhe me keq,ka heshtur.Ajo u ndie e braktisur ne perpelitjet e veta.Ketu nuk behet fjale per braktisje nga qeveria,nje gje qe nuk ishte e papritur per ta,por ajo u ndie e braktisur ne radhe te pare prej qytetareve vlonjate.Rastesisht kam qene present ne dy nga mitingjet e saj te organizuara per kete qellim ne Sheshin e Flamurit dhe kam pare aty vetem disa dhjetra apo qindra vete ne rastin me te mire.Gjithashtu,mediat qendrore nuk e kane percjelle thuajse fare si lajm.Po cfare do te thote kjo?Personalisht prirem te respektoj misionin e tyre duke shpresuar qe qellimi I tyre ka qene dhe eshte me te vertete mbrojtja e Gjirit te Vlores nga invazioni industrial.Fundja Vloren e duam te gjithe dhe jemi te interesuar per te miren e saj, te vlonjateve dhe te gjithe shqiptareve.E nese me te vertete do t’I kercenohej nje rrezik,do te na duhej ta mbronim te gjithe se bashku.
Por,nese per ndertimin e veprave industriale ata kishin si argument ndotjen e mjedisit,cka ne pamje te pare duket e moralshme dhe qe ndoshta meriton njefare mbeshtetjeje,qofte edhe prej idealisteve ambjentaliste,eshte krejt e pakuptueshme se si me te njejten force perpiqen te kundershtojne edhe investimin gjigant ne Dukat dhe Karaburun qe ka te beje me centralin e prodhimit te energjise nga era.Dhe argumentat qe paraqesin nuk jane aspak ato te vertetat,por shume qesharake dhe bajate teksa pretendohet se impjanti I eres do te shkaktoje ndotje akustike.Nese do te duhej te kundershtonte nje investim te tille ai duhej te ishte vetem komuniteti dukatas dhe me te vetmin argument,te drejten mbi pronen ku do te kryhet investimi.Ky po,qe eshte nje argument per te rezistuar dhe jo demet qe shkaktuaka investimi.Dukati,nese nuk do t’I kishte keto probleme ne dokumentacionin e pronesise,kete investim duhet ta konsideroje fat,pavaresisht se cilat jane marreveshjet nderqeveritare per shfrytezimin e energjise.Fundja Shqiperia,me nje menaxhim disi me te mire,nuk ka as aktualisht krize energjie dhe jo me pas pese vitesh kur gjerat,sigurisht do te kene ndryshuar per mire.
Po pse atehere nuk e mbeshtesin fuqimisht Vlonjatet nje iniciative te tille,nderkohe qe dihet se cjane ne gjendje te bejne ata kur me te vertete u kercenohet rrezik?
Per mendimin tim ka disa arsye qe cuan dalengadale ne deshtimin e nje misioni te tille”inposibile”.
Arsyeja e pare ka te beje me mungesen e nje mbeshtetjeje politike,cka tregon se ky popull,me shume se kujtdo I pergjigjet thirrjeve te politikes.Kjo eshte ehe nje minus me shume per aleancen e cila duhej te ishte me bindese teksa propagandon se politika eshte mashtruese dhe shkon kunder interesave te popullit.
Arsyeja e dyte pse qytetaret e Vlores si edhe te Dukatit e Orikumit qendrojne indiferente ndaj manifestimeve te tilla,ka te beje me mundesine e punesimit te tyre prej projekteve te medha.Vlora eshte nje nder qytetet me te medha te vendit dhe me nje levizje hyrese te vrullshme demografike cka po e rrit gjithnje e me shume,ndaj ,projekte te tilla te medha shihen si nje mundesi reale per te patur nje vend te sigurt pune dhe nje zhvillim me te vrullshem te qytetit te tyre.Dhe te perpiqesh tua mohosh nje mundesi te tille qytetareve,nderkohe qe vendet fqinje ndertojne lobingje pa fund per te terhequr investime te tilla,me shume se sa I bind,je duke humbur besimin e tyre.
Arsyeja e trete ka te beje me mungesen e argumentit shkencor te ambientalisteve ne lidhje me demet e shkaktuara nga zbatimi I ketyre projekteve,ne raport me avantazhet qe keto te fundit sjellin ne kendveshtrimin e mases se madhe te qytetareve vlonjate.Argumentat e politikes,te dyja krahet e te ciles,per fat te keq te ambjentalisteve,jane sinkron me njera tjetren,kane qene me te forta duke I bindur vlonjatet se investime te tilla te medha perbejne fat dhe jo fatkeqesi per Vloren dhe nuk cenojne aspak vlerat e saj turistike.
Se fundi,ka zera qe flasin se ky grupim qe perpiqet te shfaqet si mbrojtes I Vlores,me apo pa dashje eshte duke e demtuar Vloren dhe qytetaret e saj.Keto zera shkojne edhe me tej teksa e klasifikojne aleancen dhe kembenguljen e saj si nje menyre per te mbrojtur fort financimet qe vijne prej organizmave homologe nderkombetare
Personalisht e shoh perpjekjen e aleances te ngjashme me protestat e disa grave te famshme te Hollivudit te cilat nuk veshin pelice dhe jetojne si vegjetariane vetem e vetem sepse jane rreshtuar ne shoqatat e mbrojtjes se kafsheve.Ende heret per tu praktikuar ne Shqiperi.
Keto jane ndoshta disa nga arsyet pse aleanca ndihet sot e braktisur jo vetem prej politikes,por edhe prej qytetareve ne emer te te cileve zhvillon aktivitetin e saj.
Lirim NEZHA




Ska anëtarë që kanë komentuar " Pse ndihet vetem Aleanca "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment