Ne perkujtim te te pushkatuarit nga diktatura komuniste, Maliq Koshena 

Nga Lirim NEZHA

Ne morine e te vdekshmeve mbi toke,te pakte dhe fatlume jane ata qe lene pas dicka me shume se sa nje pirg dheu rrethuar me gure,nje emer qe te mbahet mend e te perflitet gjate.Sado qe gjithsecili jeton dhe vdes duke lene kujtime te ndryshme qe,gjithsesi vlejne per familjaret e vet,sado qe secili jeton dhe shkon drejt vdekjes ne menyren me te mire te mundshme,gjithsesi,te rralle jane ata emra qe skaliten fort ne kujtesen e brezave per te mbushur me vone gojedhenat apo faqet e asaj qe quhet histori.

Cdo komb,cdo krahine,cdo fshat,cdo shtepi,madje cdo shkemb e gur,ka historine e vet te afert dhe te larget.Ajo ekziston si e tille pavaresisht subjektivizmave te pashmangshme qofte edhe per arsye te shperthimeve emocionale te atyre qe shkruajne historine.Gjithsesi,bemat e mira nuk treten ne uje.Ato jetojne perjetesisht ne shpirtin e popullit i cili kurre nuk mund te jete subjektiv ne gjykimet dhe vleresimet e veta.Historia ka treguar se krijimi i miteve,heronjve apo legjendave,ka qene perhere ekskluzivitet i tij.Pas cdo ngjarjeje te madhe apo beme heroike te cilitdo,do te lindte nje kenge qe e perjetesonte e qe do te jetonte gjate,shume gjate.E,pra,duhet ta meritoje kengen per ta patur,dhe ata qe e merituan,sipas gjukimit objektiv dhe te pagabueshem te anonimit popull, e paten jo vetem kengen e pashkruar,por edhe shnderrimin ne hero e ndoshta ne legjende.

Nje nga keta heronj,qellimisht i harruar dhe i denigruar gjate viteve te gjata te diktatures,eshte edhe ish komandanti i cetes se Ballit Kombetar ne Dukat,i zgjuari prej natyre dhe trimi midis trimave,Maliq Koshena.Ai pati kurajon dhe miresine qe te rreshtohej,ashtu sic ja kerkonte nderi i vet,i familjes dhe ifshatit qe i dha emer,ne radhet e nacionalizmit te vertete shqiptar e te mblidhte rreth vetes shumicen e burrave trima dhe te mencur dukatas.Mencurine ja dha toka qe e lindi dhe e rriti,gjiri i nenes qe e mekoi.Trimerine gjithashtu.Sikurse Anteu i mitologjise,fuqine e merrte ne keto shkrepa e guximin nga ata dhjetra burra qe e rrethonin dhe i besonin.

Ceta e Ballit Kombetar ne Dukat nuk u krijua per te luftuar komunizmin e as nuk e priste qe te luftohej prej tij.

Ceta e Dukatit,e drejtuar nga Maliq Koshena dhe me pjesemarrjen e shume burrave te tjere trima e te mencur,u krijua dhe organizua per te luftuar pushtuesin e huaj.Pra,te dyja forcat politike te kohes u krijuan me te njejtin qellim,luften kunder okupatorit.Perqendrimi i luftes ne dy drejtime,kunder pushtuesit por edhe kunder Ballit Kombetar,ishte synim i qarte politik i Partise Komuniste per eleminimin ende pa lindur te opozites se vetme politike qe i rrezikonte ndarjen e pushtetit  te pasluftes.Ata perdoren per kete qellim metoda te dhunshme e demagogji te peshtire deri ne akuza per bashkepunim me okupatorin,cka do te ishte alibia me e mire per te qeverisur e vetme duke e vrare e masakruar opoziten e bashke me te edhe shpresen e shqiptareve per nje regjim demokratik sikurse pretendohej.

Gjithsesi,burrat e ndershem dhe fisnike te te gjithe Shqiperise,qe perkrahen pa kushte alternativen nacionaliste,e vazhduan luften kunder pushtuesit,packa se ne llogore te ndryshme. Influenca e figurave te shquara te nacionalizmit shqiptar,qe nga Mithat Frasheri,Isuf Luzi,Kudret Kokoshi,Hysni Lepenica,Skender Muco e te tjere,nuk kish se sit e mos ndihej fuqishem edhe ne Dukat ku edhe gjeti perkrahje prej shumices se burrave te Dukatit.Nder ta spikat Maliq Koshena i cili gezonte cilesite me te mira te nje prijesi te vertete.Ai u zgjodh komandant i cetes se sapoformuar dhe e beri kete detyre ne menyren me te mire te mundshme duke percuar tek te tjeret mesazhin e bashkimit te te gjithe shqiptareve ne lufte kunder okupatorit.

Burrat e Dukatit nuk i pane kurre si armiq komunistet,por si aleate te natyrshem qe luftonin per te njejtin qellim.Eshte fakt i njohur se ne shtepine e Maliq Koshenes sin dhe te sghume dukatasve te tjere,eshte pritur e percjelle si mik sa e sa here Hysni Kapua dhe jo vetem ai.Sa here forcat partizane erdhen si miq.u priten dhe u percollen sit e tille.Dhe roli drejtues i Maliq Koshenes ka qene paresor dhe i cmuar ne kete drejtim.

Por do te vinte nje dite…Nje dite kur Dukati do te ndihej pabesisht i goditur dhe i tradhetuar,30 Nentori i vitit 1943.Ishte dita qe do te bente divorcing e pakthyeshem mes nacionalisteve dukatas dhe komunisteve me prirje terroriste.Nje dite e zeze qe njihet ne histori me emrin Lufta e Dukatit.Kjo lufte disa oreshe

,nxorri ne pah edhe vlerat e fisnikerise dukatase dhe te komandantit Maliq Koshena.

Por le te ndalem pak ketu per te motivuar qellimin e ketyre radheve.

Ne te ngrysur te 1 Dhjetorit 1943,kur forcat partizane po terhiqeshin nga fshati te thyera me turp,disa nga dukatasit,te dehur e t empire nga gjaku i derdhur i bashkefshatareve te tyre te vrare,propozoi qe t’i ndiqnin pas e t’i godisnin per t’i shpartalluar teresisht.Por kjo,ne logjiken e ftohte te komandantit do te thoshte me shume gjak shqiptari i derdhur se koti,ndaj nuk e lejoi nje gje te tille.Sipas tij,ishte koha per te nderuar te rennet dhe jo per t’u marre me te mundurin.Nje turp te tille nuk mund ta mbanin supet e Dukatit.

Maliq Koshena vazhdoi edhe pas kesa lufte vellavrasese qe ta udhehiqte ceten e Dukatit,por kurre nuk e coi ate ne nje perballje me synime hakmarrese.Ai e orientoi ate ne mbrojtje te fshatit,te cilit i kercenoheshin tashme dy rreziqe,pushtuesit dhe komunistet.

Ashtu sikurse pritej,mbas “clirimit” te gjithe nacionalistet e vertete u perballen me burgjet e diktature dhe me denime nga me monstruozet.Dhe Maliq Koshena ishte njeri nder ta.Ai u denua me burgime te gjata dhe me pas,pas revoltes se organizuar ne burgun e Vlores,me pushkatim.bashke me te kaluan nen ingranazhin vrases te diktature mizore edhe Hamdi Gjoni dhe Sinan Hamiti,por ndoshta do te kemi rast te shkruajme edhe per ta.

Jane pikerisht keta lloj burrash qe i kane dhene emrin e merituar Dukatit,nje emer qe e kane zili per te gjitha vyrtytet,per te gjithe ate bese e burreri,per gjithe trimerite e pashoqe qe kane treguar,absolutisht net e gjitha perballjet e medhaja te kombit shqiptar.

Emri i Maliq Koshenes skalitet meritueshem ne radhen e burrave me te shquar te krahines se Dukatit dhe jo vetem.Ai jetoi dhe vdiq si burre pa ju nenshtruar shtypjes nen cizmen e kuqe.Ai,si dhe shume te tjere,nuk bene kompromis me moralin e vet.Nese do ta kishte bere,do te kishte jetuar ndoshta edhe disa vite me shume,por realisht shume me pak se sa perjetesia qe po fiton sot duke ja shpalosur vlerat dhe duke i dhene nje emer te merituar midis atyre qe bene historine.Pasardhesit e tij nuk munden te kene nje varr ku tem und t’i benin nderimet,por me bemat dhe vepren e tij arriti qe t’i kaperceje kufijte e egzistences se nje pllake mermeri.

Maliq Koshena nuk pati fatin qe te prehej poshte nje grumbulli dheu rrethuar me gure,cka me te vertete shkakton nje fare boshlleku tek familjaret dhe bashkefshataret e tij,por emri i tij nuk do te harrohet.Ai ka per te ngelur symbol i nacionalizmit dhe i lirise.

Artikulli eshte botuar ne gazeten “Telegraf”