E ka rritur ashtu si gjithe nenat femijen e tyre por me me shume veshtiresi e sakrifica pasi ka qene e vetme ne kete beteje. E ema e Qetesor Ferrunaj flet ne nje interviste per gazeten “Shekulli” dhene gazetares Esiona Konomi. Nder te tjera ajo shprehet: ” Ka shpirt shume human dhe optimist. Dua tu bej me dije te gjithe fansave te tij ai ka nenshkruar nje kontrate sipas te ciles , ne rast fatkeqsie dhuron organet. Nuk e di pse i zene ne goje shprehjen e tij 70000euro kur ai dhuron jete? Kur trupi i tij eshte pjese e nje kontrate?Nuk e di se sa shqiptare e kane bere kete, qe mua fillimisht me ka lenduar shume, por tashme jam krenare per tim bir qe eshte i gatshem t’i fale jeten dikujt tjeter”.

Esiona Konomi

Sa ore ne dite e shiheni Sorin ne TV?

E shoh djalin tim qe ne oren 13: 30 qe kthehem nga puna deri pasmesnates kur ai fle. Me duket sikur e kam brenda ne shtepine time. Fle dhe dua te zgjohem me te , por me duhet te iki per ne pune.

Si reagoni kur e degjoni te debatoje me konkurentet e tjere?

Me emocione te papershkrueshme, aq thelle sa mund te ndjeje zemra e nje nene. Me keq kam perjetuar shakane e tij me Adin per 1 prillin qe treguan vone se ishte shaka. Ate dite kam shkuar ne spital.

A po ju duket paksa i lodhur kohet e fundit?

Apsolutisht. Ai ka shpirt kreativ qe kurre nuk shteron. Madje ne javet ne nominim (relativisht shume) ai ka prodhuar situata nga me te larmishmet dhe me te kendshmet.

Si i keni perjetuar javet e tij ne nominim?

Me ankth! Ashtu si cdo prind, por gjithmone kam pasur bindjen se ata fansa qe e sollen deri ketu do ta shoqerojne ne finale , sepse ai di t’i mbaje prane duke u thyer monotonine.

Cili nga konkurentet ju duket se po e trajton keq Sorin?

Adi. Ai sulmon hidhur. Une dhe familja ime jemi lenduar shume nga nje shprehje e Eltonit ne dhomen e rrefimit : “Sorit do t’i pjelle nusja.” Nuk e di se ku e gjeti ai ate shprehje ne mes te qytetit , por ajo qe tha ishte dickaa e uket per te dhe une e nusja ime perjetuam keq.

Po ai a po lendon dike?

Ai nuk lendon njeri. Ai sjell vetem humor dhe debat te lire. Ne momente te veshtira i afron te gjithe. Kjo duket dhe ne nominime e tij qe nuk jane tendencioze per individet me te cilet eshte perplasur ne debat, po i ben te mirargumentuara.

Si po ju duket ju duket pozicioni I tij gjithmone ne sulm ?

Sori eshte impulsiv. Duhet ta beje kete sepse i kerkohet prej qindra mijera fansash qe harxhojne kohen duke e pare dhe votuar. Kur ai nuk perserit veten nuk ka pse te rrije i heshtur.

A ka bere ai ndonje gabim aty brenda?

Ai nuk me ka zhgenjyer ne asnje moment te vetem, por vetem Zoti nuk ben verejtje se njerezit po. Gjithsesi , une me syte e nenes nuk shoh asnje gabim te Sori.

Keni menduar se ai do te dale kete jave?

Sori ka dhene dhe jep me apo pa dashje. Vetem nje dite qe ai per tete ore as nuk ka fole as ka gatura te gjithe banoret e tjere rane ne gjume. Kjo tregon se Sori prodhon ne cdo moment dhe nese ausienca kerkon loje te vertete do ta coje Sorin ne finale.

Cili eshte konkurenti qe ju e shihni me afer djalit tuaj?

Arjoni dhe Asela jane me te vecante. Te gjithe gezojne respektin tim, pervec Eltonit me te cilin do te kerkoj nje ballafaqim qe te vendos ne vend dinjitetin e familjes sime.

Nese Sori nuk fiton ke do donit qe ta fitonte BBA 2 ?

Padyshim Arjoni, jo vetem sepse eshte nga Vlora, por sepse ai eshte me interesant se te tjeret dhe mbi te gjitha, nje mik i mire i Sorit.

Kthehemi pak nga e kaluara. Ju e keni rritur Sorin vetem prej sa vitesh?

Prej 17 vjetesh , kur Sori sapo kishte mbushur te 16-at.

Humbja e burrit tuaj ju ka lene nje detyre te veshtire.Si ka qene rritja dhe edukimi i femijeve tuaj?

Eshte nje detyre e veshtire,por fisnike. Eshte nje ndjesi e embel kur sheh se me punen tende ia ke dale mbane te kesh nje familje te konsliduar.

A ka qene Sori nje shembull per te vellain?

Ai ka qene nje shembull per te gjithe familjen e madhe dhe ate te voglen,te veten.Ka qene nje ekuiliber i qendrueshem dhe ne kemi qene shok me njeri-tjetrin.

Cili ka qene problemi me in madh qe ju ka sjelle ai?

Ka ngacmuar nje vajze ne gjimnaz dhe te afermit e saj e kane rrahur keq. Kjo ishte nje situate e pazakonte per te me ka sjelle ndonjehere.

Si ka qene adoleshenca e tij?

Ai nuk pati kohe per adoleshence, sepse kur ai do t’i hynte kesaj moshe humbi te atin dhe u be krahu im i djathte per te mbajtur familjen.

Momenti me I bukur qe ai ju ja falur juve si nene?

Nuk eshte moment , eshte gjihte jeta kur ai me ka vleresuar shume. Eshte dhurata me e shterenjte qe nje femije mund t’i beje prindit.

Ai flet se ka mall per djalin .Ai ka emrin eburrit tuaj. Kush e ka patur idene e emrit?

Ai ia ka vendosur vete pa pyetyr askend,Sori dhe i ati kane pasur nje lidhje te forte dhe permes Erit ai deshi t’i rijepte jete kesaj lidhjeje.

Cfare ka marre Sori nga i ati?

Ai ka shpirtin e dashur , humorin, sharmin, inteligjencen, edukaten dhe pamjen e te atit . Prej meje ka vetem trupin dhe menyren e te ecurit.

Diten e dasmes se Sorit ju keni humbur nje njeri shume te dashur, vellain. Si e ka perjetuar ai kete?

Shume keq. Sori kishte nje qene shume afer me dajon dhe kjo ishte nje goditje e rende per te. Edhe pse perkrah kishte nusen me fustan te bardhe ai nuk ka trokitur asnje gote te vetme me dasmoret e mbledhur ne ceremonine e dasmes se tij.

Cila eshte ana me e vecante e karakterit te Qetsorit?

Ka shpirt shume human dhe optimist. Dua tu bej me dije te gjithe fansave te tij ai ka nenshkruar nje kontrate sipas te ciles , ne rast fatkeqsie dhuron organet. Nuk e di pse i zene ne goje shprehjen e tij 70000euro kur ai dhuron jete? Kur trupi i tij eshte pjese e nje kontrate?Nuk e di se sa shqiptare e kane bere kete, qe mua fillimisht me ka lenduar shume, por tashme jam krenare per tim bir qe eshte i gatshem t’i fale jeten dikujt tjeter.

Eshte Sori ne shtepine e BB ai qe eshte edhe jashte?

Ai eshte aktor i kesaj loje permes se ciles shfaq ata elemente te karakterit qe ka edhe jashte.

Miri e siguroi Adelen (shaka).Cila nga vajzat aty ju pelqen me shume?

Anjeza. Me pelqen qe eshte vetvetja dhe di te krijoje raporte te ndryshme dhe t’i ndaje gjerat.

24.Pse duhet qeSori te shkoje ne finale?

Sepse ai pasqyron realitetin shqiptar. Me karakterin, qendrueshmerine , kurajon, besimin ne vetvete. Nuk e di se cfare i mungon atij nga nje shqiptar tipik, por di te them se u jam mirenjohese mijera fansave te tij kudo ndodhen, vecanerisht atyre vlonjate dhe dukatas qe harxhojne kohen dhe ie ndjekin me perkushtim , e votojne, e duan dhe mbi te gjitha e vleresojne dhe i besojne!