Dhurata Alicka
Per ata qe vazhdojne te jetojne ne Dukat pas nje jete dhjetra vjecare, Dukati eshte vendi i vetem ku mund te marrin fryme lirshem, ku ndihen rehat dhe jashte tij fillon nje ndjesi e pakendeshme, si peshku pa uje.
Per ne te rinjte qe do na duhet te mesojme te behemi qytetare te botes, Dukati eshte nje ditar me flete ngjyrendezura, si ylberi, dhe me nje titull te gdhendur bukur “Femijeria”.
Ky ditar eshte shkruar ne shtresen me te hershme te trurit, eshte pjese e ndergjegjes sime, eshte karta ime natyrore e identitetit. Fjalet shoqerohen me tinguj e me imazhe, me gumezhijne ne koke cdo nate qe bie per gjume.
Imazhi i pare eshte nje krevat femijesh, krevati im qe tundej nga duar mbrojtese, duar te dashura te familjes, nje pale tuta portokalli, e nje jastek me nje pelikan te qendisur. Nje dhome e vogel, nje zjarr i mire ne oxhak, nje qilim me lule e disa shilte anash, nje dritare e vogel qe shikonte nga bacja mbas shtepise, tek e cila perplaseshin here pas here pikat e shiut, ose vinte bardhesia e ndonje shtrese te holle debore.
….ardhja e praneveres ndihej shume, vinte nje ere e embel dhe cicerima zogjsh, mbinte bari e celnin lulet pemeve. Une me time moter e me femijet e lagjes dilnim fushave per te luajtur me shtepira ose thurnim varese, kurara, byrzylyke me manushaqe apo luledele. Mund te luanim me pafka, fshehurazi etj.
….vera ishte akoma me e lezetshme, dilnim lumit (qe ne fakt eshte perrua, por neve na dukej lum), benim puse dhe laheshim.
Keshtu kaluan shume stine, njera pas tjetres, njera me e bukur se tjetra, te shoqeruara nga disa vite kopesht, me nje trastez buke qe me kish qepur mami ne makine qepese…pastaj shkolla fillore, me disa emra te nderuar mesuesish si Hysni Kapo, Mariana Kapo, Qani Shaka, Afize Selmanhasko, Hurma Bitri. Ata ishin burimi fillestar i dijes aq te domosdoshme per nje femije qe po rritet. Kujtoj gjithashtu shume moshatare te mit me te cilet kaluan ato vite.
Dukati per mua u zgjerua, ai kishte nje qender, me nje shkolle dhe nje dyqan (Halle Vali) e disa lokale ekskluzivisht per burra, me nje plep te madh ne qender qe siguronte hije per ndonjr mbledhje, ndonje fjalim a ndonje feste.
Dukati im jane gjithe rrethi i te afermve te mi, me te cilet mblidheshim here pas here ne dreka e darka, me dikutimet pas buke ne tavoline.
E bukura e Dukatit kur je i vogel eshte qe njerezit njihen te gjithe me njeri tjetrin, pershendeten me nje ’si u gdhive’ apo ‘cu ngryse’ , kthehen per kafe apo nje gote dhalle te ftohte ne vape, shkojne vizita per te mire e per te keq. Eshte nje komunitet shume i lidhur, nga fije gjaku, miqesie, apo nga shume vite pune se bashku. Them qe eshte bukur kur je i vogel, sepse kur rritesh mund te mos jete shume e pelqyeshme kjo ndervartesi e forte jetesh, ndjesia e te qenit i gjykuar ne cdo veprim sado te vogel nga gjykatesi ‘fshat’.
Dukati im eshte mbi te gjitha familja ime. Dy prinder me te miret ne bote, te cilet edhe pse nuk e dine, i dua dhe i vleresoj shume,dy gjysher gjithashtu shume te dashur per mua, dhe nje moter e shoqe njekohesisht qe e kam shume per zemer. Ajo sofer ne mendjen time eshte akoma me gjashte pjata, nuk dua te kujtoj qe u bene pese me martesen e motres, qe u bene kater me vdekjen e babes, qe jane bere tre me largimin tim… Jo, ato jane gjashte, do te vazhdojne te jene keshtu gjate gjithe jetes sime.
Dukati im eshte nje vend i bukur, ku njeriu e natyra kane nje mardhenie shume te forte. Kam dale disa here malit afer Vitit te Ri per te prere bredhin, kur shikon ate pamje te gjelber e kur ndihen si ngopesh me fryme, te lind nje gjalleri e nje opotimizem i papershkrueshem. Vjen ne ajer ere liri, ndjesi hapsire pafund…
Dukati im eshte nje vend nga i cili kam dale idealiste, sepse nuk u rrita mes dyqaneve me gjera te shtrenjta, mes asfaltit ku kalojne makina luksoze, as mes njerezve te trotuarit me veshje si te dala nga revistat e me nje deshire te shfrenuar per konsum, u rrita ne nje natyre te paster me njerez te punes e te mundimit, ku ajo cka ka me teper rendesi per njeriun jane Vlerat morale, Vlerat shpirterore, dhe jo te mirat materiale.




Ska anëtarë që kanë komentuar " Dukati im "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment