Nga Xhemil Seferi

Ky matrial, te cilin po e shtjelloj me poshte eshte nje artikull, i shkrur per gazeten “DUKATI”, per tu botuar ne ne Nr: 1 (4) viti 2002, pra 7 vjet me pare, por çuditerisht nuk u botua. Me shume me la te shokuar nje pergjigje e cila me jepesh mua ne faqen e trete te gazetes, me titulin:”PERGJIGJE BASHKFSHATARIT TIM Z-XHEMIL SEFERI” nenshkruar me pseudonimin çelo Rodhina:

Pergjigjia me jepesh mua, sikur une paskesh shkruar nje leter redaksis se gazetes, se gjamse paskam qene i pa qarte per disa gjera te cilat mi “sqaronin”: Une vet nuk kuptova psene e ketij fenomeni lere lexusi i cili nuk e dinte “pse-ne” e kesaj pergjigjje per letren time enigme: Them enigme mbasi une nuk i shkrova leter redaksis se gazetes Dukati, por nje matrial artikull, ku shqetesohesha brenda vizionit dhe botkuptimit tim se Dukatit po i pregatitesh nje kurth tjetersimi me rrejdha atavike qysh nga sistemi diktatorial.

Duke qene se ky rrezik po fillon te zbatohet, me kerkes dhe te drejtuesve te shoqats po e ricikloj ne rrethana te reja, por me permbajtje te njejte kete artikull, me gjith se eshte 7 vjet me vone dhe do te duhet shumfishi i rezistences pre ti bere balle mafjes pushtetare.

-o-

JA NE SUBSTANCE PERMBAJTJA:

Mbeshtes protesten e shoqates se bregdetit, bere ne gazeten “Republika” dat 1 tetor te vitit 2001, e firmosur nga kryetari i shoqates Vangjel Llazari. Ne kete matrial shoqata e bregdetit akuzon mafjen e pervetesimit te pronave begdetare e cila eshte pjese perberese e pushtetit.

Ne kete proteste per here te pare mbas 10 vjetesh “demokraci” denoncohen edhe pronat e grabitura te llogorait dhe karaburunit te Dukatit me emertimet e tyre historike, si dhe ato te Tragjasit e Radhmes. Prej kohesh, por sidomos mbas vitit 1990 eshte fshire nga medja e shkruar dhe vizive, por dhe nga dokumentat zyrtare emri “DUKAT.” Pse ku eshte fshehur Dukati?

Emrin shekullor puritan shqipetar “Dukat” e kane zvendesuar me emrin e nje qyteti te lashte i mbytur s,dihet se kur, i pa studjuar, por qe ka ekzistuar si pozicion gjeografik ne qender te hapsirave historike te Dukatit i quajtur Orikum. Rrenojat e te cilit ndodhen te mbuluara nga ujet e “ngjolit te dukatit” e cila sot njihet me emrin e ndryshuar “laguna e Orikumit”

PAKEZ “HISTORI”

E vendosa ne thojza fjalen histori per faktin se nuk kam nderment te marr rolin e historianit, por nderkohe si autokton den babaden i dukat do te enderroja fuqin e providences per tu treguar vendin atyre njerezve te veçant, te cilet, kane mbi gjysem shekulli qe Dukatin e kane vene nen kembe dhe po e thithin pak e nga pak: deri sa ti marrin frymen plotesuisht: Kur do na dali fryma?: Sapo te tjetersohen plotesisht avllijte madheshtore te Dukatit: GRAMA, LLOGORAI, SI DHE KARABURUNI.

Perpara viteve nendedhjet padrejtesi apokaliptike i jane bere dukatit, nder to, veç luftes frontale te klases, edhe shtetezimet e tokave me te pasura te tij si ato te valltos, nje pjes e te cilave eshte e zene nga qyteti i orikumit, por dhe gjysma e kullotave te karaburunita e tj. Me gjith keto padrejtesi duke perfshire dhe emertimin e qytezes se ngritur nga traktati i varshaves ne vitin 1960 me emrin “Orikum”, per hater te se vertetes u ruajt emertimi historik jo vetem i krahimes se Dukatit, por edhe teresia e toponimev te teritorit te krahines, bile dhe tokat rreth orikumit ne perberjen e ndermarjes bujqesore Rinia, emertoheshin, “Sektori Dukat” sektor te cilin e kam drejtuar vete. Ruajtja e toponimeve nga tjetersimi ishte fanatizm i atyre patroiteve qe kane luftuar per interesat e larta te atdheut dhe jo per ta shitur Shqiperin, ne kudrin e saj edhe Dukatin ne akantin e prostituimit

. Athere pse ju dha emertimi “Orikum” kesaj qyteze te ndertuara mbi tokat e fshatit Dukat, per me teper se ky qytet u ndertua rreth 3 km: larg rrenojave te qytetit te vjeter.? Po si munt te emertohej lint nje pyetje? Mendoj se shume mire munt ti jepej emertimi Qyteti “Dukat” Shembuj te tille i kemi brenda Shqiperis si “Peqin fshat” “Peqin qytet”, Qyteti “BAJRAM CURRI” ose ndonje rast tjeter: Sidoqofte kur ju dha ky emer , ne vitet gjashtedhjet qytetit, mendoj se nuk ka patur qellim tjetersimi te emerit Dukat dhe toponimeve te tij, por duhet te kete patur tedence “klasore”. Nuk do ishte e pranueshme dhe e suportueshme per shijen e “revolucionareve” te lartesonin emrin e dukatit “ballist” dhe “kondrarevolucionar” duke i montuar emrin e nje qyteti “historik:”

Ndersa mbas vitit 1990, vit i trasformimeve demokratike pasardhesve te persekutoreve gjysem shekullor te Dukatit, por tani nene nje emertim te ri te quajtur “demokraci”,

ky emertim u erdhi rrept per shtat manjakeve te kapitalit, sidomos atyre te Vlores. Keta me nje here nxituan qe ky rast ideal te mos u shpetonte nga dora: Per kete i dhane emrin komunes se sapo formuar “Komuna Orikum”, sot ” bashkia Orikum”.

Per kete veper te rafinuar muaren dhe firmen e ndonje Dukatasi, nga ata kuadrot e guzhinave speciale, duke i dhene statusin e nje veprimi “trasparent”:

Pikerisht ne kete moment kur u dhane shenjat e hapta te “pushtmit” te hapsirave turistike te Dukatit nen emertimin “Parku kombtar llogora- karaburun”, laguna e Orikumit, Deti i Orikumit, rruga “orikum- llogora”, pra pa permendur mbiemrat pronor te Dukatit, si fjala vjen “Llogorai i Dukatit, Laguna e Dukatit”, “Gjiri i Dukatit” (simbas hartes shkollore gjeografike), “Pallorengu i Dukatit” dhe “nisia e Dukatit” (tokat qe mbulohen nga qyteteti i Orikumit dhe rreth tij): Pikerisht ne kete kohe une ndodhem i punesuar ne bashki, dhe ju kundervura shkencerisht te ashtuquajtures “Parku kombtar llogora-karaburun” i cili ne rast se do te realizohej, ose realizohet pa u dokumentuar prona private e dukatasve, e kthen kete fshat skllav: Per hater te se vertetes kundershtin qe formulova une se bashku me Neki Haskoçelen, te mbeshtetur nga ana juridike nga Juristi Sihat Fisti dhe te firmosur nga kryetari i bashkis Beqir Kashuri, pa te cilen gjithçka do te ishte pa efekt, u kurorezua me sukses: Dukati provizorisht shpetori nga nje gjeme: Per kete si vjen puna Z- Kashuri u urdherua te me pushonte mua nga puna per rreth 6 vjet: Perçaresit gjysem shekullore te Dukatit u tronditen. Nje bashkim i vogel rreth qellimit dhe u thye nje qeveri, po sikur te bashkohet gjith Dukati , ç,do ndothte: Nuk kishte force ta thyente: Kete e kishte provuar historia: Athere grabitesit e pronave te Dukatit, i ben thirrje armes se perhereshme te kompllotisteve: “PERçA DHE Sundo” ,duke goditiiur nepermjet veglave kriminale, sherbetore te ç,do sistemi antikombtar, gjith njerezit vizionare, te cilet tregojne rruget e mrojtjes popullit. Qysh nge ky moment (bllokimi i parkut kombtar) u eshte bere nje lufte ne sistem kujtdo qe ngrihet sadopak kunder ketyre krimeve. Lufta eshte e sofistikuar, e tipit te Presionit psikologjik, ekonomik, por sidomos e masakrimit intelektual, duke e bere te pa perfillshem, para komunitetit per te cilin punon. Shkurt nje lufte e tipit te Adam Vajishopit e cila ka rreth 200 vjet qe funksionon.

Qysh nga ky moment dukati po perçahet nga nje force misteriose, dhe mbi kete perçarje po vallezon nje mase e madhe mafiozesh e kriminelesh qe po pregatit nje te artheme te zymt: Veprimi i pushtimit legal te tokave buze detit perfituar nga shpyllezimi i valltos se Dukatit ne favor te feudaleve eshte shembulli me i spikatur se si nje popull po vritet diten per diell, jo nga Demokracia, por as me shume e as me pak, ai po vritet nga ligjet feudale te perandoris otomane.

Ne kete moment duke pretenduar se sidoqofte jam me ne brendesi te problemeve, per faktin se nga viti 2 shtator 1962, kur isha 20 vjeç deri ne vitin”2002 kur shkrova artikullun, i cili nuk u botua qe isha 60 vjeç, kam punuar vetem ne Dukat, mora inisiativen te jipja nje si biçim alarmi per rrezikun qe po i kanosej fshatit tim, dhe shkrova artikullin artikullin”Orikumi i Dukatit apo Dukati i Orikumit” Permbajtja e te cilit po thua u evidentua nga ato qe ekspozova ne kete shkrim:

Gjith qellimi i shkrimit ku une argumentoja se fshati “polli” qytetin dhe jo te kunderten: Pra fshati Dukat “Lindi” orikumin dhe jo Orikumi Dukatin. E pare ne kete vizion Orikumi (bij) eshte i dukatit (baba), dhe jo Dukati(baba) na qenka i Orikumit “Bije”:

dhe mbi kete argument, iteligjenca e Dukatit te sensibilizonte popullin , te ndalonte grabitjen e pronave shekullore te tij , llogorait, karabururnit, hapsirat buze bregdetit “Jon” si dh vijen bregdetare te gjirit te Dukatit, sot i emertuar “Orikum”:

Per fat te keq artikulli u injorua, Dukati ka filluar te tjetersohet, me metoda dhune te embla si “mullijt me ere” dhe bllokimi i ç,do dokumenti dhe deshmi shqipetre e cila verteton pronesin shkeullore te Dukatit ne territoret e tij: Per te pushtuar pa telashe keto hapsira, te mbrojtura me lumej gjaku nga te paret tane, po ju behet thirrrje, arshivave te perandoris me obskurantiste, asaj otomane, dokumentave te peradoris bizantine, te fashizmit, dreqit e te birit, mjafon qe dukat te mos ekzistoje: Asnje dokumet shqipetar nuk pi uje. Kush jane keta “trima” qe po na çpronezojne” Te gjith i dime veçse po heshtim nden terrorin psikologjik qe ka shperthyer se: Keta te vrasin, se keta vran Trebicken, iksin, ipsulonin e tj: E ç,fare na kane nevej: Bile thone mercenaret e paguar

Kata po dhunojne Ismail Qemalin, Skenderbeun e tj. E tj:

I gjith ky terror verbal esht vertet i rrezikshem, kur nje popull kthehet skllav dhe i

ben karshillek krimit vertikal dhe horizontal, por sidomos atij vertical i cili ka forcen e pushtetit: Ndesa Dukati i bashkuar me kerkesat kushtetuese do te bendte ç,do tiran te dridhesh: Eshte momenti te kuptojme se ne te gjitha pushtetet e pas vitit 1990 i kemi patur kunder, bile edhe do ti kemi kunder.Gjith kjo, jo se na kane inat, porse te gjith duan ta pushtojne kete mrekulli qe quhet Dukat (Karaburunin, llogorain, Gramen dhe Orikumin)

Dukati qetesohet kur keto prona do ti dokumentohen nga shteti, dhe pikerisht kur te triumfoi qeveria e pare demokratike ne Shqiperi do te jete dhe partnerja e pare e Dukatit paqesor: Qe te arrij keto objektiva madhore dukatasit duhet te spostojne nga drejtimi kusaret, sherbetoret e te treteve si dhe te gjith spiunet atavik: Ne te kundert nuk do kete qyqe te na vajtoje.