Nga Lirim NEZHA
Së pari Xhemil Seferi është një intelektual i afirmuar,lexues i pandalshëm dhe kritik.Armik i pashoq i oportunizmit.
Së dyti ,tema për të cilën ka zgjedhur të shkruajë është një temë e stërpërdorur por pakkush ka guxuar të thotë të vërtetën lakuriqe mbi të.
Së treti,libri është konceptuar në formën e replikës dhe si i tillë është e pamundur që lexuesi ti rezistojë tundimit për ta lexuar.
Së katërti,sinqeriteti me të cilin ai shkruan.Që në krye të herës ai pranon se nuk është shkrimtar dhe as historian,sikurse nuk synon të japë definicione ,por me një gjuhë të thjeshtë dhe më së shumti të argumentuar,përpiqet që përmes një forme të replikës të hedhi dritë mbi ato ngjarje për të cilat më shumë se sa është folur,është hedhur baltë mbi to.Ajo që bie me shumë në sy është një numër i madh referencash të cilat dëshmojnë për një punë shumë pranë profesionalizmit.
Këto dhe arsye të tjera e kanë shpëtuar këtë libër nga gracka e shpërfilljes.
Gjatë promovimit të këtij libri,mes vlerësimeve ,normale për një ambient vlerësues,pati edhe mendime që nuk e quanin të drejtë marrjen përsipër nga shoqata”Dukati”të promovimit të këtij libri me arsyen e vetme se ishte konceptuar si replikë dhe si i tillë mund të na sillte përcarje.Gjithashtu u tha se pjesemarrja duhej të ishte heterogjene,pra duhej të kishte edhe nga ata që mendojnë ndryshe.Në këtë pikë do të isha plotësisht dakord me të.Edhe une jam i mendimit se duhej të kishte më shumë pjesëmarrje për të dhënë më shumë mendime rreth librit.Madje do të më pëlqente që i pranishëm të ishte edhe autori i librave që replikohen.Unë jam nga natyra njeri që e nxit replikën dhe debatin dhe nuk përpiqem ta shuaj atë. Kjo,sepse kam bindjen se debati sjell progress,i shkullon gjërat dhe nuk i lë të zënë erë nën trysninë e një oprtunizmi që nuk të con askund.Kjo është pika në të cilën,po të kisha folur do të bija plotësisht dakord me të,por nuk mund të isha dakord me mendimin se shoqata paska bërë gabim që ka marrë iniciativa të tilla.Shoqata është e të gjithë dukatasve dhe si e tillë duhet të promovojë të gjitha vlerat e anëtarëve të saj.Nuk ka rëndësi se si mendojmë ne rreth tyre.Ne mund të kemi dhe kemi rezervat tona për gjithshka të shkruar për Dukatin,në varësi edhe të bindjeve tona apo të konceptit tonë mbi të vërtetën,por kjo nuk do të thotë se mund të vemë censurë.Në tubimet e shoqatës mund të vijë gjithkush sikurse nuk mund te detyrohet askush që të vijë.Kjo nuk duhet të na dalë si një pengesë për të organizuar takime të këtij lloji.
Unë ruaj mendimin se e pa thëna sjell më shumë përcarje se sa e thëna pa drojë.Në fund të fundit unë nuk mendoj se autori i librave të replikuar nga Xhemili ka mundur të na përcajë edhe pse shumë prej nesh mendojmë krejt ndryshe nga ai,sikurse nuk mendoj se do të mund të na përcajë kjo prurjë e re në aradhën e librave me autorë dukatas.Dukati dhe dukatasit janë aq të mencur dhe kanë aq vlera sa të mos bien në gracka sepseratiste kushdo qoftë ai që do të tentojë ti ngrejë.Ndaj mendoj se e vërteta duhet thënë por edhe duhet shoshitur për të fituar statusin e vet.
Xhemil Seferi ,me librin që kemi sot në dorë,nuk ka pretenduar dhe as pretendon se ka gjetur monopolin e të vërtetës,por është munduar që të paraqesë dicka ndryshe të cilën dikush e quan të vërtetë dhe dikush jo.Sidoqoftë ajo do të ngelet e shkruar krahas shumë të vërtetave apo të pavërtetave të tjera për t’ju nënshtruar shoshitjes së pashmangshme të kohës.
Këto pra, ishin disa nga ato gjëra që do të desha ti kisha thënë në takimin e zhvilluar për promovimin e librit të Xh.Seferit,por që për shumë arsye nuk i thashë dot.
L.Nezha
Orikum,10.09.09





Ska anëtarë që kanë komentuar " Fjalet qe nuk i thashe dot… "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment