Vlorë -Skandal me pronat e Orikumit. Pas marrjes së lejes së ndërtimit në zonën bregdetare qëndron Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha. Sipas dokumenteve të bëra publike dje nga vetë banorët e Orikumit, të cilët kanë pronën në përdorim në bazë të ligjit 7501, një ndër pronarët ndërtues në tokën që po u zaptohet atyre rezulton të jetë Rrahman Selmanllari, personazhi më i lakuar kohët e fundit si shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit. Dokumenti tregon qartë se i fundit në listën e 7 personave që kanë nxjerrë lejen e ndërtimit, të mbrojtur tashmë edhe nga Bashkia, figuron edhe emri i Rrahman Selmanllarit, i cili nuk dihet sesi është bërë pronar toke në Orikum.
Në fakt, duket se odiseja është e gjatë dhe nis me një varg të gjatë procedurash korruptive për tokën ku do të ngrihet pallati. E dyta në listën e pronarëve që duhet të ndërtojnë në atë truall, është edhe zonja Alda Qirjako, mbiemri i të cilës në fakt përkon edhe me mbiemrin e kreut të përgjithshëm të Hipotekave Arben Qirjako.
Nuk dihet nëse të gjitha strukturat e shtetit janë bërë bashkë në këtë moment, por një gjë është e qartë, që pikërisht nga zyrat e hipotekës së Vlorës, ka dalë një dokument që i jep pronësinë atyre që janë tashmë duke ndërtuar pallatin, e që sipas banorëve të zonës, nuk janë pronarë të kësaj toke.
Origjina e pronës
Banorët e zonës të cilët kanë qenë edhe në protestën e dy ditëve më parë tregojnë se tokën e kanë marrë në përdorim bazuar në ligjin 7501, një ligj konsensual i dy dekadave të para mes PD e PS. “Në kohën e komunizmit, kjo tolë ka qenë kënetë. Dhe kjo është e njohur nga të gjithë. Nuk e dimë sesi dolën këta njerëz si pronarë të kësaj toke, kur ajo nuk ka qenë asnjëherë në pronësinë e askujt, dhe vetëm në vitin 1996, na është dhënë në përdorim ne punonjësve të ish Ndërmarrjes Bujqësore, bazuar në ligjin 7501” thonë banorët. Ata ankohen gjithashtu se çështja ka shkuar edhe në gjykatë, por akuzojnë gjyqtarët e Vlorës për ineficensë, madje edhe zgjatje të procedurave, thjesht për t’i hapur rrugë një ndërtimi të tillë. “Në të gjitha seancat që janë vendosur për t’u bërë, ku ne kemi hedhur në gjyq këta njerëz, asnjëherë nuk janë zhvilluar. Gjithmonë mungon një gjyqtare. Dhe mesa po shohim, kjo situatë është zgjatur vetëm e vetëm që aty të fillonte ndërtimi i pallatit, në pronën tonë” shprehen banorët. Por skandali shkon edhe më tej, kur nga ata fshatarë që kanë marrë tokën në përdorim, ka dhe të tjerë të cilët kanë marrë tokën në pronësi, por që ende nuk u është dhënë certifikata. “E rëndësishme është që ne nuk do të lejojmë që aty të ndërtohet dhe çështjen do ta zgjidhim me vetëgjyqësi” thonë banorët.
Shoku i Shkëlzenit
Rrahman Selmanllari nuk dihet sesi e ka gjetur pronësinë në këtë truall dhe më pas, duket qartë se vendimet që duhet të nxirreshin nga bashkia e Orikumit kanë qenë më të thjeshta. Kreu i Bashkisë së Orikumit, është një i zgjedhur i Partisë Demokratike, dhe për shokun e Shkëlzen Berishës, dyert kanë qenë të hapura për të nxjerrë edhe lejen e ndërtimit në zonën që konsiderohet turistike.
Rrahman Selmanllari, është njeriu që përfaqësoi denjësisht kompaninë SAC (amerikane), në tratativat për të marrë fishekët shqiptarë dhe për t’i çmontuar. Emri i tij u përmend për herë të parë në aferën korruptive të Gërdecit, edhe pse prokuroria nuk mori ndaj tij asnjë masë. Kësaj rradhe, shoku i djalit të kryeministrit, duket se është i përfshirë në një aferë tjetër, ndoshta më të vogël se ajo e Gërdecit, por që tani gjendet përballë një grupi më të madh qytetarësh të rebeluar për pronën e tyre.
Ndërkohë që emri i Qirjakos që bie në sy në letrën e gjithë atyre që kanë pronësinë e tokës, duket se ka ndikuar jo pak në procesin e marrjes së të gjitha dokumentave hipotekore, të cilat duhen në fakt për të nxjerrë




Ska anëtarë që kanë komentuar " Miku i Shkëlzen Berishës del pronar në Orikum "
Merr kommente rss ose TrackbackDërgo Koment