Dukati eshte nje krahine ne jug perendim te Vlores. Dukati eshte i ndare ne dy pjese ne Dukatin Fshat dhe Dukatin e ri. Dukati eshte pjese e Bashkise Orikum.
Fillimisht ka ekzistuar vetem fshati Dukat, por me vone, rreth viteve 60, u ndertua Dukati i ri dhe orikumi.
Emri i Dukatit
Emri Dukat del per here te pare , na shekullin e XII, gjate dy luftrave qe beri Perandori i Bizantit, Aleksi i Pare, ne vitet 1081-1118, kunder normandve te sicilise, ku ndermjet te tjera thuhet: “gjithe krahina e Dukatit ishte nje Arkondi, ne te cilen banoret kishin marre token nga qeveria, me qera te perjetshme dhe fikse”.
(Marre nga libri Historia e Dukatit, te autorit Sherif Tava)
Kisha e Marmiroit
Kisha e vogel gjendet në pikën më të lartë të një kodre të vogël, saktësisht në qendër të një gurre që e bën kënetore gjithë pjerësirën. Ndërtimi i saj është bërë në shekullin XII, por duket se zona, për shkak tëgurrës, të ketë qenë i shenjtëruar nga një hyjni , femer, që nga kohët e Ilirëve.
Kisha e Marmiroit
Nga brenda është zbukuruar me ikona ose fotografi të kohëve të fundit për të dëshmuar një devotshmeri të pashuar gjatë gjithë periudhës (më teper se 500 vjet) që Shqiperia ka kaluar nën regjimin jo kristian. Nga jashtë është e dukshme forma e thjeshtë (e ndoshta dhe per këtë antike) e këmbanës. Legjenda: Shënjtët të dedikuar perëndisë së ujit e ndertuar nga Giulio Cesare, kali i të cilit, godet vendin ku ndjern se ka ujë nën tokë.
Monumentet kulturore dhe historike
Rrethi VLORE
- Qyteti antik Orik në Pashaliman. 1948
- Qyteti ilir Amantia në fshatin Plloçë. 1948
- Qyteza e Armenit në fshatin Armen. 1973
- Kalaja në fshatin Mavrovë. 1963
- Kalaja në fshatin Kaninë. 1948
- Kalaja në fshatin Vranisht. 1963
- Kalaja e Ceries në fshatin Brataj. 1963
- Kalaja e Himarës në qytetin e Himarës. 1963
- Kalaja e Gjon Boçarit në fshatin Tragjas. 1963
- Kalaja e Porto Palermos. 1948
- Kalaja e Ilias në fshatin Vuno. 1973
- Kalaja e Treportit dhe muri antik në det. 1973
- Kalaja e Bodenit në fshatin Smokthinë. 1977
- Kalaja e Sofës në fshatin Tërbaç i Vjetër. 1977
- Kasteli në fshatin Qeparo. 1973
- Gjurmët e Kalasë së Vlorës në themelet e Pallatit të Sportit, qyteti i Vlorës. 1973
- Mbishkrimet në shkëmbin Gramata në Karaburun. 1948
- Shpella e Velçës në fshatin Velçë. 1948
- Shpella e Spilesë në qytetin e Himarës. 1963
- Shpella midis fshatrave Dukat e Tragjas. 1963
- Tuma në bregun e kishës në fshatin Tragjas. 1963
- Ura e Bratajt në fshatin Brataj. 1963
- .Ura e Frëngut në fshatin Gjorm. 1979
- Këmbët e Urës antike nën kalanë Ceries në fshatin Brataj. 1963
- Ujësjellësi i Ferunit në fshatin Dukat. 1977
- Ujësjellësi i Vranishtit në fshatin Vranisht. 1977
- Manastiri i Sh. Mërisë në fshatin Zvërnec. 1963
- Kisha e Manastirit të Panaisë në fshatin Dhërmi. 1963
- Kisha e Manastirit të Sh. Mitrit në fshatin Qeparo. 1963
- Kisha e Marmiroit në Pashaliman. 1963
- Kisha e Sh. Sergjit dhe Bakut në Himarë. 1963
- Kisha e Sh. Mërisë së Athalit në mal të Himarës. 1963
- Kisha e Gjithshenjtorëve në Himarë. 1970
- Kisha e Sh. Spiridhonit në fshatin vuno. 1963
- Kisha e Ipapandisë në fshatin Dhërmi. 1963
- Kisha e Sh. Mëhillit në fshatin Vuno. 1963
- Kisha e Mesodhisë në fshatin Vuno. 1963
- Mbeturinat e kishës së Sh. Stefanit në fshatin Dhërmi. 1963
- Rrënojat e kishës së Sh. Kollit në Armen. 1963
- Rrënojat e kishës së Sh. Ndreut në qytetin e Himarës. 1980
- Rrënojat e kishës së Sh. Gjergjit në Brataj. 1980
- Xhamija e Muradijes në qytetin e Vlorës. 1948
- Mozaiku në vendin “Brezi i Qishë Murajve” në Mësaplik. 1979
- Kisha e Sh. Sotirës në fshatin Vuno ku ka patur aktivitetin Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno. 1979
- Banesa e Bukurie Abazit në fshatin gjormë. 1977
- Banesa e Petrit Derit në fshatin Brataj. 1977
- Banesa e Qani Zerës në fshatin Mavrovë. 1979
- Banesa e Resmi Qerim Kesajt në fshatin Armen. 1979
- Banesa e Beqir Gjokës në fshatin Drashovicë. 1979
- Banesa e Lluk Petro Zhupës në fshatin Dhërmi. 1979
- Banesa e Minedha Gjikës në fshatin Qeparo. 1979
- Banesa e Strati Zhupës në fshatin Dhërmi. 1979
- Banesa e Shefikajt Begajt në fshatin Kaninë. 1980
- Banesa e Lilo Llazanit në qytetin e Himarës. 1980
- Banesa e Kujtim Hamzës në fshatin Kaninë. 1980
- Banesa me kulla (rrënojat) e Shane Kotës në fshatin Vuno. 1980
- Rrënojat e banesës (ish) Odise Kasnecit në fshatin Vuno. 1980
- Fshati rrënojë i Tragjasit të vjetër. 1980
- Kullat e Ali Pashës në fshatin Qeparo. 1980
- Kulla në fshatin Vuno. 1979
- Kulla e ndërtuar në kohën e Ali Pashës në fshatin Gumenicë. 1979
- Kulla e Vretos në fshatin Dhërmi. 1979
- Kulla e Kumive në fshatin Dhërmi. 1979
- Kasollet e Eqerem Hadërit në fshatin Amenicë. 1979
- Tavani dekorativ në shtëpinë e Pirro Gjikopullit në fshatin Dhërmi. 1979
- Rruga Justin Godard në qytetin e Vlorës. 1980
- Varri monumental i Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës. 1963
- Godina ku ka patur Selinë Qeveria provizore e Isamail Qemalit në Skelë, qyteti i Vlorës. 1963
- Shtëpia e Halim Xhelos në Vlorë ku u thelemua Komiteti Qarkor i Rinisë. 1973
- Shtëpia e Feti Elmazit në Ramicë ku ka qëndruar këshilli Nacional Çlirimtar i qarkut të Vlorës. 1973
- Shtëpia muze e Vëllezërve Nushinë fshatin Vuno. 1973
- Shtëpia ku u formua Komiteti Qarkor i Partisë për Qarkun e Vlorës Lagja “Partizani”, Rr. Drashovicë”, Nr. 34. 1977
- Banesa ku ka lindur Hysni Kapo në fshatin Tërbaç (Muzeu Hysni Kapo). 1979
- Banesa e Islam Gjonit, ku nën drejtimin e Enver Hoxhës është bërë mbledhja ku u shpartalluan elementët fraksionistë. 1985
- Banesa e Murat Xhelilit në fshatin Dushkarat ku është formuar këshilli Nacional Çlirimtar i Qarkut. 1985
- Kulla e Dervish Aliut - Dukat. 1979
- Termat antike në fshatin Rrexhepaj. 2002





