MALLI
Inxhi Aliçka
Nuk është mall nga ai që preket,
Që shihet e ndjehet me dorë a me buzë
Nuk është send që vishet e ngjishet
Të rri ngushtë a gjatë, a lirshëm të rri
Eshtë dicka që nuk ka gjatësi, as vlerë
Një yll vezullues, një hënë që nuk e kalon detin
Eshtë hingëllima e një kali që ndjehet vec nga ai…
Nuk ka peshë që matet me kilogramë a me ton
Nuk është gjë që lëviz, nuk e sheh nga shkon
Por peshën e njeriut mbart mbi kurriz
Deri sa përkulet më shumë se në gjunjë…
Ai, në sy ka fytyrën e një tjetri, si pikturë të gjallë
Në zemër ka më shume rrahje, sa dyfishi i saj
Çuditem si nuk bie njeriu nga malli…
Të rrëzohet, të mbesë, ashtu, shtrirë përdhe
Të mos ia dëgjojë njeri frymën, t’i mbytet halli
Ndoshta për një rresht, pse jo për një ze….
Për një fishkëllimë të erës mbi lisa
Për një bilbil që këndon në të gdhirë dita
Për fytyrën e dashurisë të lëmuar si prilli,
Për duart, për trupin, për buzët dhe sytë
Për rrethimin tim nga krahët e tu prej mallit
Do desha me peshën e kësaj nate, të të mbys!
Të të mbys e ringjall, të ringjall e të t’mbys
Të pi një oqean, e të mos më duket një pikë
Ta kem hapin një milje, njëmije hapa t’i bej
Ta kem syrin sa dielli, në ëndrrën tënde të hyj
Ta hap derën pa zhurmë, të pazgjuar të t’gjejë
Pastaj, eh pastaj moj e mira ime mirësi
Të të fshi lotët, të marr udhën…
Së mbrapshti…
S’do mund të kthehem më…….
Jo…! Do ishte çmenduri…
Poezi nga Aurora Allushaj…
Vlores
Të lashë Vlorë,
e bashkë me ty lashë kujtimet e mia.
Ika,
ishte ditë dimri,
dhe deti mu zemërua si kurrëherë.
Në valixhen time të vjetër mora gjithçka,
mora pak nga krenaria jote,
mora ngjyrën blu të detit,
mora aromë limoni.
Ika Vlora ime,
të lashë vetëm,
një lot të rrëshkiti në momentin e ndarjes
dhe era dallgë deti tërboi atë çast.
Buzëqeshja më ngriu në buzë,
ika qyteti im,
koka më ngeli mbas derisa në vështrimin tim u shua çdo gjë.
E si mund të ikja kështu nga ty,
kam gjithçka tek ti,
kam çastet, minutat,orët,
kam lumturinë,
Fëmijërinë që kalova aty.
Të ndjej Vlorë,
të dua si skam dashur ndonjëherë,
je speciale,
je e vetmja,
ekziston vetëm ti,
lumturia e lumturive,
parajsa që Zoti ka krijuar ne tokë.
29 febbraio 2008
ZEMREN JUA FALA
Me vjen keq që jeta shkoi,
unë nuk arrijta të shijoja gjë,
ajo si një minutë para syve më kaloi,
e kurrë nuk do të kthehet më.
E sot që shikimin hedh mbas në kohë,
dhe fjalët e gjestet nuk i kuptoj,
sarrij ikjen, të shkoj mos ta lë,
e ndjenjën e zemërimit fort kafshoj.
Në agoni më shfaqen ditët,
e zëra të mekur më vijnë nga largë,
shikoj ju që shumë më pritët,
pritët atë që kurrë ska për të ardhë.
Deshët nga mua atë që spata,
si koha ika, nuk isha më,
kërkuat ditët ti bënit më të gjata,
diçka nga vetja ime po ju lë.
Por zemrën unë të madhe e pata
gjysmën mbas në kohë e lashë
jua fala me gjithë çkisha brenda,
ketu do tju mbaj gjithmonë ju thashë.
11. Feb. 2008



